LAJMI I FUNDIT:

80-vjeçarja në Shqipëri fiton luftën ndaj Coronavirusit

80-vjeçarja në Shqipëri fiton luftën ndaj Coronavirusit

Në Shqipëri një grua e moshuar është shëruar nga Coronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.


“Lajm i mirë: nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama.

Deri tani në gjithë Shqipërinë janë shëruar 40 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.

Në total janë infektuar nga Coronavirusi 212 persona. /Telegrafi/