LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, Prokuroria nis hetimet ndaj 62-vjeçarit që ngacmoi seksualisht 17-vjeçarin

Podujevë, Prokuroria nis hetimet ndaj 62-vjeçarit që ngacmoi seksualisht 17-vjeçarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të ngacmimit seksual që ka ndodhur dje në Podujevë.

Telegrafi mëson se i dyshuari është 62-vjeçar, ndërsa viktima 17.


Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për Telegrafin se i dyshuari është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.

I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Për rastin sot ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull  kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull  kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori