Site icon Telegrafi

600 fëmijë në Maqedoni kanë probleme me frymëmarrjen

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë shtuar rastet e fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet e frymëmarrjes. Sipas drejtoreshës së kësaj klinike, Aspazija Sofijanova gjatë muajit të kaluar dhe deri tani numri i të sëmurëve është rritur në 600, kjo si pasojë e motit dhe ndotjes së ambientit. Ajo thotë ndryshimet e motit me reshjet e borës do të ulin numrin e të sëmurëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sigurisht që do ta zvogëlojë. Neve sado që na duket që në një mënyrë do ta komplikojë gjendjen sa i përket për shembull komunikacionit rrugor, megjithatë për ne, respektivisht për mjekët, e veçanërisht sa i përket fëmijëve sigurisht do ta ulë numrin e të sëmurëve nga frymëmarrja, sepse viruset do t’i zbusin bakteret në mënyrë shtesë. Ndërkaq, tashmë edhe pushimi dimëror ka nisur dhe tani veçmë janë më shumë faktorë që do të ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen e problemit me gripin”, deklaroi për TV21, Sofijanova.

Fëmijët që po trajtohen në këtë klinikë sot iu gëzuan pakove për nder të festës së buzmit. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka rekomanduar që qytetarët, sidomos fëmijët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin jashtë pa nevojë, sepse reshjet e dëborës dhe shiu i ngrirë që pritet të bie, mund të shkaktojnë rrëzime dhe si pasojë edhe fraktura të ndryshme.

Exit mobile version