Të gjithë jemi të dhënë pas adrenalinës – disa në doza më të vogla e disa në doza më të mëdha. Dhe, një gjë e cila gjithmonë na ka japë adrenalinë vetëm duke e menduar, padyshim se ka qenë parafytyrimi i vetvetes në rolin e detektivit.

Shumica e njerëzve e kanë imagjinuar vetveten duke e përdorur logjikën, vëmendjen në detaje etj., për t’i zgjidhur problemet misterioze me të cilat ballafaqohen detektivët, shkruan Telegrafi.

Nëse veç dëshironi t’i testoni aftësitë e detektivit dhe ta merrni një dozë të konsiderueshme të adrenalinës, atëherë pikërisht këtë gjë jua ofron “RAZ Escape Room”.

Si jua ofron këtë?

Ekipi i “RAZ Escape Room” ka krijuar një dhomë të veçantë në të cilën ju, bashkë me ekipin tuaj, duhet t’i zbuloni informacionet e fshehta, t’i zgjidhni enigmat e njëpasnjëshme derisa ta gjeni mënyrën se si brenda 60 minutave të dilni nga dhoma duke e zgjidhur misterin se kush është njëri prej personave që po dëshiron ta vras Mbretëreshën e Anglisë dhe rrjedhimisht ta shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Në dhomë janë të fshehura të gjitha informacionet e nevojshme për ta gjetur vrasësin – ju vetëm duhet të jeni të vëmendshëm, të punoni në ekip dhe të jeni të aftë t’i zgjidhni enigmat që do t’ju dalin përpara.

Ekipi duhet të përbëhet nga 3-6 persona dhe puna ekipore është çelësi i suksesit në këtë lojë. Posa të futeni në dhomë, dera do të mbyllet dhe grupi duhet të punojë së bashku për ta hapur derën para kohës.

Kjo lojë nuk kërkon aspak dhunë, por vetëm aftësi të një detektivi (logjikë, vëmendje në detaje, aftësi të zgjidhjes së problemeve, etj.) për të dalë nga dhoma.

Kush mund të luajë këtë lojë?

Loja që “RAZ Escape Room” e ofron është një eksperiencë të cilën mund ta përjetoni vetëm një herë.

Kjo lojë është e dizajnuar për të gjithë njerëzit të cilëve u pëlqen argëtimi, loja në ekip dhe për ata që janë duke kërkuar një koncept të ri dhe inovativ duke e thyer përditshmërinë.

Qoftë nëse jeni një grup miqsh, familjarë apo kolegë, dhoma është për të gjithë ata që janë mbi moshën 14-vjeçare!

Cilat janë përfitimet e lojës “Escape Room”?

Pasi që kjo lojë është përvojë e hatashme që e inkurajon zgjidhjen e problemeve, punës në ekip dhe gjetjen e informacioneve për t’i kryer misionet e caktuara, shkencëtarët kanë treguar se të gjitha këto ndikojnë edhe në shëndetin e njeriut.

Këto janë vetëm disa prej përfitimeve që i sjell një lojë e tillë:

– E rritë aftësinë dhe kapacitetin e memories
– E përmirëson komunikim dhe aftësitë sociale
– E rritë nivelin e kënaqësisë dhe lumturisë
– Krijon kujtime unike!

Loja“Escape Room” është e pëlqyer në të gjithë botën, ndërkaq “RAZ Escape Room” është e para në Kosovë e cila e ofron një eksperiencë të tillë.

Nëse jeni në kërkim të një përvoje të paharrueshme dhe jeni të gatshëm t’i shpenzoni 60 minuta për një kujtim që do të mbetet me ju tërë jetën, atëherë kjo lojë është zgjidhja për ju!

Për më shumë detaje rreth çmimit, lojës apo për ta rezervuar terminin, kontaktoni në:

Instagram, duke klikuar KËTU.
Facebook, duke klikuar KËTU.
Numri i telefonit: +383 44 484 801.

(artikull i sponsorizuar)