Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje të enjten rusëve të “protestojnë” kundër mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga udhëheqësi rus Vladimir Putin.

“55,000 ushtarë rusë vdiqën në këto gjashtë muaj lufte [… ] A doni më shumë? Jo? Andaj protestoni, ikni ose dorëzohuni”, citohet të ketë thënë Zelensky, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me video, Zelensky kishte paraqitur një plan prej pesë pikash për të vendosur paqen në konfliktin shtatëmujor.

Kushtet e panegociueshme përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë së Ukrainës dhe integritetin territorial dhe garancitë e sigurisë.

Reklama

Duke folur për dënimin që kërkon për Rusinë, ai tha: “Dënim për krimin e agresionit”.

“Dënim për shkelje të kufijve dhe integritetit territorial”.

Reklama

“Ndëshkim që duhet të jetë në fuqi derisa të rikthehet kufiri i njohur ndërkombëtarisht.”

Ai shtoi se Ukraina nuk do të miratojë neutralitetin, duke thënë: “Ata që flasin për neutralitet, kur vlerat njerëzore dhe paqja janë nën sulm, nënkuptojnë diçka tjetër”.

Zelensky tha se asnjë propozim tjetër për paqe nuk do të pranohej, duke shtuar: “Sa më tej të arrijë terrori rus, aq më pak ka gjasa që dikush në botë të pranojë të ulet në një tryezë me ta”.

Reklama

Thirrjet e tij vijnë pasi Vladimir Putin njoftoi planet për të mobilizuar deri në 300,000 rezervistë rusë për luftën, thirrja e parë e tillë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/