Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 64 pacientë, ku prej tyre pozitiv me COVID19 janë 31 pacientë, ndërsa 33 persona të tjerë janë në pritje të rezultatit të testit por edhe në procedura të testimit.
Në gjendje të rënduar dhe të intubuar janë dy persona të cilët kanë simptoma të koronavirusit, por që ende nuk dihet se a janë të infektuar apo jo pasi që rezultatet e testimit të tyre ende nuk janë bërë të ditura.
Kështu ka deklaruar drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj i cili për KosovPress tha se edhe 28 të infektuar që po trajtohen në këtë institucion shëndetësor janë me oksigjenoterapi.
Avdaj tha se nga pacientët e infektuar me COVID19 ka të moshave të ndryshme, por numri më i madh është i atyre mbi moshën 60-vjeçare.
“Aktualisht i kemi 64 pacientë të hospitalizuar me shenja klinike për COVID19 pozitiv nga këta 31 janë të konfirmuar me COVID19 pozitiv, 33 raste janë me shenja klinike të cilëve u janë marrë testet apo janë në pritje të marrjes së testimeve dhe janë akoma në pritje të marrjes së testimeve por që janë me shenja klinike për COVID19. Nga këta dy i kemi në gjendje të rënduar janë nën ventilimin mekanik janë të intubuar, dhe 28 nga ta janë me oksigjenoterapi…. këta dy pacientë e intubuar nën ventilimin mekanik janë edhe me sëmundje të tjera shoqëruese por fatkeqësisht nga këta dy pacientë nuk i kemi ende rezultatet dhe jemi duke i trajtuar si COVID19.. nuk janë të konfirmuar u kemi marrë mostrat për testim dhe ende nuk i kemi marr rezultatet”, tha ai.
Avdaj thotë se edhe dy mjekë dhe një infermiere janë ta infektuar me COVID19, ndërsa dy mjekë të tjerë dhe katër infermiere janë në vetëizolim.
“Aktualisht i kam dy mjekë të hospitalizuar dhe dy mjekë të tjerë që janë në vetëizolim, fatmirësisht këta dy të fundit janë pa shenja klinike. Nga stafi infermier e kam një infermiere që është në hospitalizim duke u trajtuar dhe 4 të tjerë në vetëizolim… njëri nga ta është i hospitalizuar në repartin infektiv tek ne. Tjetri ka qenë i hospitalizuar tek ne por dhe për shkak të problemeve të tjera është rikthyer në trajtim dhe aktualisht ndodhet në QKUK në Klinikën Infektive”, theksoi ai.
Drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit foli edhe rreth kapaciteteve të këtij spitalit.
“I kemi 33 shtretër të ndarë për pacientët me Covid19 në repartin Infektiv. 43 shtretër të tjerë janë gjithashtu të dedikuar për këta pacientë që janë në repartin e Pulmologjisë dhe 20 shtretër të tjerë të pajisura për okaigjenoterapi janë në repartin e Neurologjisë. Kemi kapacitet rreth 94 shtretër që jemi duke funksionuar aktualisht… I kemi në dispozicion edhe 14 shtretër të tjerë në një hapësirë të rinovuar në donacion dhe rreth 74 shtretër të tjerë të dedikuar për këta pacientë”, deklaroi Avdaj.
Avdaj tutje tregoi se gjatë ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK janë pajisur me 8 respiratorë të rinj dhe 14 shtretër.
“Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK na kanë pajisur me tetë respiratorë të rinj dhe ky është lajm i mirë që na bënë të fuqishëm dhe ndjehemi më të relaksuar dhe potencialin prej 11 anesteziologëve që e kemi si spital ta kemi në shërbim të këtyre pacientëve… aktualisht kemi 5 infektologë, kemi 11 anesteziologë , kemi 7 pulmologë dhe 18 specialistë të tjerë të sëmundjeve të brendshme kemi edhe neurologë”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel