30% e turistëve anullojnë pushimet në jug

Kjo konfirmohet nga Kreu i Shoqatës së turizmit për jugun e vendit, sipas të cilit turizmi ka pësuar një goditje për shkak të situatës aktuale politike në Shqipëri.
Sipas Vasil Bedinit, këtë vit ka pasur prenotime nga një numër i madh turistësh të huaj por fatkeqësisht gjithcka ka ndryshuar shumë shpejt pas imazhit negativ të Shqipërisë të përcuar në mediat e huaja, duke bërë që këta turistë të ndryshojnë destinacion.
“Kjo situatë politike ka bërë që shumë nga kompanitë e huaja që kemi punuar gjatë gjithë vitit, kanë bërë që të gjitha rezervimet të ulen në 30%. Janë të frikësuar nga imazhet televizive të gjendjes aktuale politike dhe i janë drejtuar vendeve fqinje”, tha Bedini.
Kreu i shoqatës së Turizmit deklaron se sektori i turizimit duhet të jetë një prioritet, pasi janë mijëra familje të cilat jetojnë falë të ardhurave që dalin prej sezonit turistik, raportoi BW./Telegrafi/


















































