LAJMI I FUNDIT:

25 medalje të arta dhe 4 të argjendta për cilësinë e lartë të produkteve Perutnina Ptuj

25 medalje të arta dhe 4 të argjendta për cilësinë e lartë të produkteve Perutnina Ptuj

Angazhimet dhe përpjekjet e shumta për vite të tëra të Perutnina Ptuj në sferën e sigurimit të cilësisë më të lartë me konsumatorët besnik dhe të kënaqur, konfirmohet çdo vit nga ekspertë të pavarur.

Kjo është dëshmuar edhe këtë vit, nga medaljet e fituara në kuadër të Vlerësimit të 39-të Ndërkombëtar të Cilësisë të Mishit dhe produkteve të mishit, nën kujdesin e Panairit të 56-të Ndërkombëtar të Agro Ushqimit “AGRA”.

Në kategorinë e mishit, linja Natur Premium mish pule dhe gjel deti i freskët, mori medaljen e Artë për të 4-tin vit radhazi.

Në këtë kategori të mishit të freskët Perutnina Ptuj në total mori gjithsej 16 medalje të Arta dhe 8 të Argjendta, dhe një njohje speciale për ofertën me “Mishin më të mirë në treg”.

Në total, Perutnina Ptuj mori 25 medalje të Arta dhe 4 të Argjendta në kategorinë e produkteve të mishit.

Titullin Kampion i Cilësisë (me kriter për produktet që janë vlerësuar me medalje të Arta për tre vjet rresht), e fitoi produkti nga linja Pepe Party Mix me një përmbajtje të reduktuar të kripës në kategorinë e produkteve të mishit.

Emri i njohur i brendit Poli gjithashtu konfirmon njohjen më të lartë, që të gjitha produktet e gamës Poli u vlerësuan me 7 medalje të Arta në total. /Telegrafi/