LAJMI I FUNDIT:

21 janari, si nisi dhe si mbaroi? (Video)

21 janari, si nisi dhe si mbaroi? (Video)

Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë.

Të gjithë u qëlluan mes orës 16:00-16:10. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.

Orët që pasuan ishin një tjetër betejë, betejë nervash dhe deklaratash për përgjegjësinë e viktimave. Fillimisht kryeministri Sali Berisha deklaroi se demostruesit ishin vrarë nga afër, me pistoletë, duke aluduar se ngjarja ishte inskenuar nga opozita. Ndërkaq, opozita akuzoi qeverinë se qëlloi mbi demonstruesit. Për më shumë, ndiqeni storien e Top Channel. /Telegrafi/