LAJMI I FUNDIT:

21 Janari, Prendi e Llupo të pafajshëm

21 Janari, Prendi e Llupo të pafajshëm

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Sipas gjyqtarit nuk janë të provueshme të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj dy të akuzuarve.

Ndërsa ka lexuar vendimin për dy të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi.

Në një prononcim për mediat avokati Genc Gjokataj e cilësoi vendimin e gjykatës si të drejtë pasi sipas tij ai komandanti i gardës Ndrea Prendi ashtu edhe gardisti Agim Llupo ishin në pritje të institucioneve.


Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

Në pretencën e saj, Prokuroria ka theksuar se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye kërkoi 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

Kështu ky proces gjyqësor i nisur dy vjet më parë është mbyllur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë ku trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori