Joshua dhe Parker futen në ring me spektakël

0Shares

Pritet e mëdha kanë përfunduar, Anthony Joshua dhe Joseph Parker janë futur në ring.

I pari që doli ishte Parker dhe si një boksier nga Zelanda e Re nuk munguan elementet tradicionale.

Parker duke ecur drejt ringut (Foto: Skysports.com)

Pas tij drejt ringut eci britaniku dhe normalisht gëzoi përkrahje të madhe nga të pranishmit.

Meçi mbahet në stadiumin Principality të Cardiffit dhe të pranishëm janë rreth 75 mijë tifozë.

Joshua duke ecur drejt ringut, por gjithmonë me shikim nga tifozët (Foto: Skysports.com)

Joshua do tentojë të mbrojë titujt WBA dhe IBF, ndërsa në rast të fitores do e marrë dhe atë WBO, që mbahet nga Parker.

Foto: Sky Sports Boxing/Twitter

Fituesi ka mundësi që në fund të vitit të përballet me Deontay Wilder. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

PSG fiton Kupën e Ligës, mposht Monacon në finale

0Shares

Paris Saint-Germain ka fituar ndaj Monacos në finale të Kupës së Ligës me rezultat 3-0.

Gjiganti parisien ka koleksionuar trofeun e parë për këtë sezon, pasi ka fituar Kupën e Ligës, duke e mposhtur Monacon në finalen e zhvilluar në Matmut Atlantique.

PSG duke festuar fitimin e Kupën e Ligës

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë, ku Edinson Cavani u tregua i saktë nga penalltia duke shënuar për 1-0.

PSG nuk i ndali sulmet dhe shpejt gjeti edhe golin e dytë të ndeshjes, me Angel Di Marian, i cili shënoi në minutën e 21-të për 2-0 pas asistimit të Kylian Mbappe.

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur të ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, por ishin parisienët, të cilën shënuan edhe një gol dhe siguruan fitoren.

Ishte sulmuesi kryesor, Cavani, i cili vulosi fitoren në minutën e 88-të duke shënuar për 3-0 pas asistimit të Mbappe.

Mbappe u zgjodh më i miri i finales

Pasi ngritën lart trofeun e Kupës së Ligës, Federata Franceze e zgjodhi talentin francez, Mbappe, si lojtarin më të mirë të finales. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Sevilla 2-2 Barcelona, notat e lojtarëve

0Shares

Sevilla dhe Barcelona janë ndarë me barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Ligas.

Barcelona ishte afër të shijonte humbjen e parë këtë sezon në kampionatin spanjoll, por me dy gola të vonshëm arritën të marrin një pikë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Franco Vazquez (36′) dhe Luis Muriel (50′) për vendasit, ndërsa për katalunasit shënuan Luis Suarez (88′) dhe Lionel Messi (89′).

Messi shpëton Barçën nga humbja e parë sezonale në La Liga Messi shpëton Barçën nga humbja e parë sezonale në La Liga

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushori Paulinho që u notua me 6.0. /Telegrafi/

Sevilla:

Te Sevilla më të dalluarit ishin Vazquez dhe Navas

Barcelona: 

Te Barça paraqitje të lartë patën edhe Suarez dhe Messi

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Fjalimi i Erdoganit ku e sulmon Haradinajn: Kryeministër, prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shtet Turqisë (Video)

0Shares

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është kërcënuar sot nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan tha se është ‘pikëlluar’ nga Haradinaj, pasi ky i fundit kundërshtoi operacionin për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq që ndodhi të enjten në Kosovë.

Tha se Haradinaj për një veprim të tillë do të jap ‘llogari’.

“Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli në Turqi gjashtë përfaqësues të lartë të FETO’s në Ballkan”, njoftoi Erdogan përkrahësit e tij.

“Por kam një pikëllim. Çfarë është ky pikëllim? Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të Inteligjencës dhe Ministrin e Brendshëm”, shtoi ai.

“Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”.

“Ju z. kryeministër a nuk e dini se Turqia është vendi i dytë menjëherë pas Amerikës që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila e mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe për këtë”, tha Erdogan.

“Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di do të kërkojnë llogari prej teje për këtë”.

“Unë e di edhe këtë. Politika nuk zhvillohet me telekomandë. Ata që bëjnë politike me telekomandë ata edhe karrierën e përfundojnë me telekomandë”, përfundoi Erdogan.

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Rita Ora merr komplimente për figurën trupore pas performancës në spektaklin amerikan

0Shares

Rita Ora ka marrë gjithë vëmendjen në spektaklin amerikan të sinkronizimit të buzëve.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka konkurruar me Charli XCX në emisionin televiziv, ‘Lip Sync Battle”.

(Foto: YouTube/Lip Sync Battle)

Përkundër orarit të stërngarkuar, biondja 27-vjeçare ka gjetur kohë për palestër, ashtu që forma e saj trupore është fantastike.

(Foto: InstaStory/RitaOra)

Ditë më parë, ajo e ka publikuar një fotografi para pasqyrës, në të cilën ka pozuar nga palestra, ndërsa i ka treguar linjat trupore.

Të gjitha lajmet për Rita Orën Të gjitha lajmet për Rita Orën

Megjithatë më së shumti vëmendje ka tërhequr interpretimi vetëm me buzë dhe me vallëzim i këngës “I’m Too Sexy” nga bendi britanik “Right Said Fred” dhe asaj “Wannabe” të “Spice Girls”.

(Foto: YouTube/Lip Sync Battle)

Në performancën e parë, Rita kishte veshur pantallona të shkurtra, me çizme të gjata dhe një bluzë pa krahë në pjesën e sipërme.

(Foto: YouTube/Lip Sync Battle/Twitter)

Ajo dukej shumë tërheqëse me lëvizjet e saj, ndërsa ka marrë komplimente të shumta për dukjen. /Telegrafi/

(Foto: YouTube/Lip Sync Battle/Twitter)

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Joshua i fokusuar teksa i vendos dorëzat e boksit për përballjen me Parker

0Shares

Pak minuta na ndajnë nga meçi mes Anthony Joashuas dhe Joseph Parker.

Dyshja tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit dhe duken të gatshëm për përballjen e madhe në stadiumin Principality të Cardiffit.

Britaniku ka postuar një fotografi në Twitter teksa shikohet duke i vendosur dorëzat e boksit dhe ka shkruar: “I fokusuar”.

Ndërsa boksieri nga Zelanda e Re nuk ka postuar imazhe nga përgatitja, por dhe ai duket koncentruar 100 për qind.

Joshua do tentojë të mbrojë titujt WBA dhe IBF, ndërsa në rast të fitores do e marrë dhe atë WBO, që mbahet nga Parker.

Të pranishëm në stadium pritet të jenë rreth 75 mijë persona.

Favorit është Joshua, por si në çdo sport edhe në boks, befasitë nuk përjashtohen. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Ibrahimovic debuton me dy gola të bukura, La Galaxy fiton me meritë të tij duke u rikthyer nga 0-3 në 4-3

0Shares

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka bërë një debutim ëndrrash tek skuadra e tij e re, LA Galaxy.

Ibrahimovic e përfundoi transferimin e tij tek skuadra amerikane gjatë fundjavës së kaluar nga Manchester Unitedi.

Por, impakti i sulmuesit suedez tek LA Galaxy u vrenjt qysh në ndeshjen e tij debutuese ndaj rivalëve lokal të Los Angeles FC.

Ibrahimovic: Zgjodha LA Galaxy pasi dua të luaj, mezi pres të debutoj Ibrahimovic: Zgjodha LA Galaxy pasi dua të luaj, mezi pres të debutoj

Kjo pasi LA Galaxy arriti të fitojë derbin lokal me rezultat 4-3, duke u rikthyer nga disavantazhi  prej tri golave.

Fitorja e LA Galaxy ishte e gjitha meritë e Ibrahimovicit, i cili posa u inkuadrua në lojë arriti t’i shënoj dy gola dhe t’ia sigurojë fitoren.

Festa e Ibrahimovicit tek goli i parë (Foto: LA Galaxy/Twitter)

Goli i parë i sulmuesit kontrovers ishte i hatashëm pasi ai shënoi një supergol nga një distancë rreth 35 metra duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Ky gol i Ibrahimovicit erdhi në minutën e 77-të apo vetëm gjashtë minuta pas debutimit të tij si rezervistë.

Ibrahimovic ia siguroi fitoren skuadrës së tij (Foto: LA Galaxy/Twitter)

Kur pritej që ndeshja të përfundoj me barazim 3-3, Ibrahimovic u shfaqe përsëri duke shënuar me kokë në minutën e katërt shtesë dhe duke ia siguruar fitoren ekipit të tij me rezultat 4-3. /Telegrafi/  

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Dodë Gjergji: Këta që kanë pre mikun në besë, të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin

0Shares

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i ka goditur zyrtarët e vendit që i kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, duke pohuar se “këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”.

Këtë deklaratë Ipeshkvi i Kosovës e bëri gjatë shënimit të meshës qendrore të pashkëve që është mbajtur sonte në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ai pohoi se është krijuar një ambient i rëndë, ku ka zënë vend dyshimi, mosbesimi, dëshpërimi dhe konfliktualiteti, që po na e zë frymën dhe sipas tij e gjithë kjo që po ndodh, buron nga mungesa e dashurisë, “e kur njeriu ndjen boshllëkun e brendisë së zemrës së vet, atëherë këtë boshllëk mundohet ta mbush me kotësitë e kësaj jete, që nuk e mbush, por në të vërtet vetëm sa e zgjeron hapësirën e zbrazësisë së saj”, raporton kp.

Ai tha se ata e kanë pre mikun në besë, janë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin.

“Sa më e zbehtë është dashuria, aq më qartë shpërfaqët vrazhdësia e urrejtjes e na përfshinë nëpërmjet konflikteve të brendshme të klasës politike, nëpërmjet përplasjes me komunitetin ndërkombëtar, ose veprimeve që shkelin të drejtat e njeriut, duke e pre mikun në besë. E si duket më atë çka kemi dëgjuar sot, ndoshta këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”, tha Dodë Gjergji dhe shtoi se e gjithë kjo është mungesë e dashurisë të besimit të marrë na qytetarët. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Juventus 3-1 Milan, notat e lojtarëve

0Shares

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-1 në derbin e javës së 30-të në Serie A duke thelluar epërsinë ndaj Napolit në vendin e dytë.  

Zonja e Vjetër është treguar e fortë për Rossonerët që kishin dhjetë ndeshje në kampionat pa humbur.

Golat në këtë takim për Juventusin u shënuan nga Paolo Dybala (6′), Juan Cuadrado (79′) dhe Sami Khedira (87′), ndërsa për Milanin shënoi Leonardo Bonucci (20′).

Juventusi i fortë për Milanin, fiton derbin e javës dhe shmanget në renditjen tabelore    Juventusi i fortë për Milanin, fiton derbin e javës dhe shmanget në renditjen tabelore   

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje derbi ishte sulmuesi argjentinas, Dybala, i cili u notua me 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma, i cili u vlerësua me 5.3. /Telegrafi/

Juventus:

Paraqitje të lartë patën edhe Khedira dhe Pjanic

Milan:

Te Milani dështuan edhe Rodrigue dhe Bonaventura 

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Messi shpëton Barçën nga humbja e parë sezonale në La Liga

0Shares

Sevilla nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Barcelonës në La Liga.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, e cila përfundoi me një fund dramatik.

Ishte Luis Suarez ai që kishte shansin e parë për gol, por uruguaiani gjuajti jashtë. Vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Luis Muriel (17′) dhe Joaquin Correas, por asnjëri nuk arritën të tundin rrjetën.

Vazquez duke festuar golin (Foto: La Liga/Twitter)

Goli i parë në takim nga vendasit erdhi në minutën e 36-të nga Franco Vazquez. Sevilla e filloi pjesën e dytë me gol, Muriel shënoi në minutën e 50-të.

Lionel Messi u fut në lojë në minutën e 58-të, i cili për katalunasit ka qenë gjithmonë një motiv shtesë.

Në minutën e 88-të Suarez shënoi për 1-0, ndërsa një minutën më vonë erdhi dhe goli i barazimit nga Messi.

Është gjithmonë ai, shpëtimtari i Barcelonë: Lionel Messi (Foto: La Liga/Twitter)

Pas këtij barazimi Barcelona vazhdon në vendin e parë me 76 pikë, ndërsa Sevilla në pozitën e gjashtë me 46 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Leganes, kurse skuadra Vincenzo Montallas udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Juventusi i fortë për Milanin, fiton derbin e javës dhe shmanget në renditjen tabelore   

0Shares

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-1 në derbin e javës së 30-të në Serie A duke thelluar epërsinë ndaj Napolit në vendin e dytë.  

Skuadra e Massimiliano Allegrit i është kthyer fitoreve pas barazimit ndaj Spal-it, ndërsa Milani i Gennaro Gattusos ka humbur pas dhjetë ndeshjeve në kampionat.

Luhej minuta e tetë e ndeshjes kur Paolo Dybala shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0 pas asistimit të Miralem Pjanic.

Festa e Dybalas pas supergolit të shënuar (Foto: Juventus/Twitter)

Pas këtij goli, Milani mori lojën në dorë duke tentuar me anë të Andre Silvas (15′), por golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 20-të.

Ishte mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, i cili shënoi me kokë për 1-1 pas harkimit të Hakan Calhanouglu dhe nuk kurseu fare festën para tifozëve të ish-skuadrës së tij dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Bonucci nuk e kursye fare ish-skuadrën, festoi para tifozëve (Foto: Milan/Twitter)

Në pjesën e dytë, u zhvillua po ashtu lojë e barabartë, me Milanin që rrezikuan të parët, por me vendasit që gjetën rrugën e rrjetës.

Milani pati rast të mirë në minutën e 55-të, por goditja e fortë e turkut Calhanouglu u ndal nga traversa.

Në minutën e 79-të të ndeshjes në pah doli i inkuadruari në pjesën e dytë, Juan Cuadrado, i cili shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Sami Khediras, ndërsa gjermani shënoi në minutën e 87-të duke ia siguruar një fitore të madhe Juventusit me rezultat përfundimtar 3-1.

Khedira vulosi fitoren e Juves (Foto: Juventus/Twitter)

Pas kësaj fitore, Bianconerët renditen në pozitën e parë me 78 pikë apo katër më shumë se Napoli në vendin e dytë, ndërsa Milani zë vendin e gjashtë me 50 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Zonja luan në udhëtim te Benevento, ndërsa Milani e pret në shtëpi rivalin e urryer, Interin, në Derby della Madonnina. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Tahiri: Këtë vit sigurt do të ketë zgjedhje

0Shares

Politiologu, Ramush Tahiri, ka folur rreth daljes së Listës Serbe nga qeveria dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai duke folur në televizionin publik në gjuhën serbe, ka thënë se veprimi i Listës Serbe, është demokratik, ani pse është një faktor i rëndësishëm për qeverinë.

Ndërsa duke folur për atë nëse kjo qeveri tani është e qëndrueshme, Tahiri ka thënë se qeveritë e pakicës asnjëherë nuk janë të qëndrueshme, dhe vendi këtë vit pritet të shkojë në zgjedhje.

“Qeveritë e pakicës kurrë nuk mbijetojnë më shumë se një vit, kryesisht jetojnë gjashtë muaj. Kështu që këtë vit sigurt do të ketë zgjedhje. Ndoshta zgjedhjet do të mbahen në qershor, ose më së largu në muajin shtator”, ka thënë Tahiri.

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Valon Berisha shënon në fitoren e Salzburgut ndaj Wolfsbergerit

0Shares

Vazhdon forma e mirë e Valon Berishas me Red Bull Salzburg.

Shqiptari ka shënuar nga pika e bardhë në fitoren 2-0 ndaj AC Wolfsberger.

Berisha shënoi në minutën e 39-të, ai e bëri në këtë stilin ‘panenka’ dhe pastaj festoi duke rënën në sexhde.

Pas kësaj fitore Salzburgu vazhdon në vendin e parë me 65 pikë, kurse Wolfsberger në pozitën e nëntë (parafundit) me 20 pikë.

25-vjeçari këtë sezon në ligën elitare austriake ka shënuar katër gola. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Zhelina dhe disa komuna tjera pa çerdhe, Carovska fajin e hedh tek kryetarët e komunave

0Shares

Banorët e Komunës së Zhelinës akoma janë pa çerdhe për fëmijët, ndërsa për dërgaur fëmijët e tyre në një të tillë duhet të udhëtojnë deri në Tetovë.

Komuna e Zhelinës thotë se ka bërë kërkesë tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për ndërtimin e çerdhes dhe se këtë vit do të nisë ndërtimi i çerdhes. Kryetari i komunës ka ndarë edhe vendin për ndërtimin e çerdhes.

“Tani kemi aplikuar me një shpallje në ministrin e punës dhe politikës sociale. Mendojmë të paktën që këtë vit të kemi konstruksion të kësaj çerdhe. Ku është e pritur shumë kohë nga qytetarët, ku kemi 30 mijë banorë dhe ende nuk ka çerdhe, dhe mendoj se jemi në fazën ku duhet të ndërtohet ajo çerdhe”, u shpreh për TV21, Blerim Sejdiu, kryetar i Zhelinës.

Ministrja e Sociales Milla Carovska, tha se kjo ministri për herë të parë ka bërë shpallje për të gjitha komunat, qe të aplikojnë me projekte të gatshme për ndërtim. Ajo nuk saktësoi se kur këto komuna do të kenë çerdhe.

“Tashme disa prej atyre qe kanë projekte për ndërtim të paraqitura në Planin për furnizime publike të Ministrisë mund t’i nxisë të gjitha komunat që nuk kanë projekt të gatshëm të aplikojnë në Ministri. Qëllimi im si ministre edhe qëllimi i kryeministrit është të kemi sa më shume investime për zhvillimin e çerdheve dhe mbrojtjes së fëmijëve. Pse? Sepse çdo fëmijë i cili do të përfshihet në çerdhe do të ketë fillim më të mirë në arsim dhe do të kontribuojë më shume në të ardhmen për zhvillimin e shoqërisë”, u shpreh Carovska.

Aktualisht, në Republikën e Maqedonisë ka gjithsej 65 institucione Publike për fëmijë – çerdhe fëmijësh dhe 4 Qendra Publike për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Gjithsej 69 Institucione Publike me 272 objekte janë shpërndarë në 59 komuna, si dhe 37 institucione private për fëmijë.

Veprimtaria realizohet në gjithsej 309 objekte. Në 60, prej gjithsej 80 komunave ka institucione publike për edukim të fëmijëve. Në 6 komuna ka çerdhe në objekte të improvizuara, ndërsa në 14 komuna nuk ka çerdhe fare.

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Në GjirafaVideo publikohen 10 skeçe të vjetra të Stupcave

0Shares

Tani në GjirafaVideo, mund t’i gjeni 10 skeçe të vjetra të Stupcave që sapo janë publikuar.

Skeçe si “Pajapataku”, “Andrra e Gjylës”, “Korrupsioni” e shumë të tjera skeçe klasike nga Stupcat, porsa janë publikuar në GjirafaVideo.

Janë gjithsej 10 skeçe që janë publikuar sonte (e shtunë), ndërsa pritet që javët në vazhdim të publikohen edhe skeçe të tjera klasike nga Stupcat.

Kjo ka ndodhur pas kërkesave të mëdha të publikut për t’i parë skeçet e vjetra të Stupcave.

Të gjitha lajmet për STUPCAT Të gjitha lajmet për STUPCAT

Shumë njerëz ende i mbajnë mend personazhet e tyre klasike, si Sabilja, Sahiti, Artisti, Gixha e shumë personazhe të tjera, të cilët janë më të vërtetë të dashur për publikun.

Nëse dëshironi të qeshni, të argëtoheni dhe të ktheheni pak në kohë me Stupcat e dikurshëm, shikojini 10 skeçet e vjetra në: http://stupcat.gjirafa.com/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Bale

0Shares

Skuadra angleze, Arsenali është e fundit që ka shprehur interesimin e tyre për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Ylli nga Uellsi mendohet se po luan sezonin e fundit me Real Madridin dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij.

Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tani është duke u interesuar për interesimet e klubeve të Ligës Premier për Bale.

Në horizont mundësia e shkëmbimit Bale-Hazard Në horizont mundësia e shkëmbimit Bale-Hazard

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Perez është duke përgatitur një shkundje verore në Bernabeu, ku priten transferime të mëdha dhe Bale mund të largohet.

Bale pritet të largohet nga Bernabeu këtë verë (Getty Images)

Klubet e shumta të Ligës Premier kanë pyetur dhe janë interesuar për disponueshmërinë e Bale këtë verë.

Manchester United, Chelsea, Liverpooli, Tottenhami dhe tani edhe Arsenali kanë pyetur të gjithë rreth anësorit 28-vjeçar.

Liverpooli i ofroi Coutinhon dhe 70 milionë euro Realit për Bale, por u refuzuan Liverpooli i ofroi Coutinhon dhe 70 milionë euro Realit për Bale, por u refuzuan

Megjithatë, Perez është kokëfortë në lidhje me çmimin e kërkuar për Bale dhe nuk mendohet se do të lëshoj terren.

Presidenti i skuadrës nga Santiago Bernabeu është duke kërkuar të paktën 79 milionë funte apo 90 milionë euro për të lënë të lirë Balen këtë verë. /Telegrafi/

Mourinho 'bind' Balen për transferim te Unitedi   Mourinho 'bind' Balen për transferim te Unitedi  
LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Humbja në peshë e Joshuas: Përparësitë, mangësitë, ndryshimet në dietë dhe stërvitjet

0Shares

Para meçit kundër Joseph Parkerit, Anthony Joshua është dashur që të humbë në peshë. Në matjet e fundit para duelit, ai peshonte diçka më shumë se 109 kilogramë që është edhe pesha e tij më e lehtë që nga viti 2014.

Pos përgatitjeve dhe anës teknike, dueli ndërmjet boksierit britanik dhe atij nga Zelanda e Re është përmendur edhe si çështje e peshës së dy boksierëve, pasi secili prej tyre dëshironte të ishte më i hollë dhe më i shpejtë.

Të gjitha lajmet për duelin JOSHUA vs PARKER Të gjitha lajmet për duelin JOSHUA vs PARKER

Në duelin ndaj Carlos Takam, Joshua kishte shënuar peshën e tij më të rëndë (rreth 115 kilogramë), prandaj është dashur të angazhohej shumë për të rënë në peshë, por njëkohësisht për ta ruajtur fuqinë muskulore.

Përparësitë e humbjes në peshë

(Foto: Getty Images)

Në duelin ndaj Wladimir Klitschkos, Joshua kishte nevojë edhe për fuqi edhe për shpejtësi, ndërkohë që veçoria e Parker është shpejtësia dhe qëndrueshmëria.

Ndërkaq, edhe kundërshtari tjetër i mundshëm, Deontay Wilder, është duke humbur në peshë gradualisht duke i dhënë përparësi shpejtësisë goditëse.

Prandaj, edhe për Joshuan është njësoj – nëse peshon më pak, lëviz më shpejtë, jep më shumë goditje dhe do të ndjejë më shumë lehtësi në qëndrimin e tij.

Mangësitë e humbjes në peshë

(Foto: Getty Images)

28-vjeçari është paksa i shqetësuar se fuqia e tij mund të zvogëlohet pas humbjes në peshë. Në përgjithësi, Joshua është shumë më i fuqishëm se kundërshtarët e tij dhe i mbizotëron pa kaluar gjysma e raundeve, dhe pastaj ua jep goditjet finale.

Kjo ka të bëjë me fuqinë e tij goditëse dhe dëmet që ua shkakton rivalëve. Për këtë arsye, ai nuk ka dashur të rrezikojë shumë në zvogëlimin e fuqisë përmes humbjes në peshë.

Dieta

Cosa nostra ?AJBXNG?

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on

Kemi raportuar se brenda një dite, Joshua konsumon shumë kalori, mirëpo para duelit ndaj Parker, 28-vjeçari ka qenë shumë i disiplinuar. Ai nuk e ka reduktuar sasinë e ushqimit të konsumuar, por ka qëndruar më gjatë në stërvitje duke djegur shumicën e kalorive që i ka marrë me ushqim.

Në një ditë me stërvitje, britaniku konsumon rreth 5.000 kalori në ditë (që është dy herë më shumë se konsumimi i një njeriu të zakonshëm). Por, në stërvitje i ka djegur 2.000 kalori.


Ndryshimet e vogla në dietë

Mëngjesi: Fruta të freskëta, drithëra të tretur, jogurt, qumësht, 4/5 vezë, perime.

Para ushtrimeve: Pije me elektrolite

Pas ushtrimeve: Pije me proteina, sallatë/pasta

Drekë: Gjokse pule, perime, patate, jogurt dhe mjaltë

Darka: Fetë mishi, pasta/oriz/kuinoa, perime, akullore pemësh ose jogurt pemësh


Komenti i Joshuas në lidhje me rutinën stërvitore dhe të ushqyerjes

(Foto: Getty Images)

Joshua ka refuzuar që t’i japë shumë rëndësi figurës trupore para duelit ndaj Parker, përkundër se këtë ia ka kërkuar stafi i tij trajnues. Megjithatë, ai ka pranuar se e ka ndryshuar rutinën ushqyese dhe stërvitore.

“Kam kujdes se çfarë ha, vrapoj më shumë dhe ushtroj më tepër në krahasim me vitin e kaluar. Mendoj se tendosja është e rëndësishme. Sepse duke qenë i madh mund të shkaktoj tendosje”.

“Tash përpiqem për më shumë tendosje për ta mbajtur trupin më të lirë. Nuk ha shumë meze, gjë të cilën kampionët e peshave të rënda mund ta bëjnë”, kanë fjalët e Joshuas në lidhje me ndryshimet në rutinën e tij, të cilat i ka bërë para duelit ndaj boksierit nga Zelanda e Re.

Stërvitjet nën ujë, joga dhe ushtrimet tjera

Taking training to new depths?

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on

Joshua u ka dhënë rëndësi stërvitjeve nën ujë duke marrë shembull legjendën Muhammed Ali, i cili ka bërë stërvitje të tilla.

Weekend Meditation ??

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on

Po ashtu, joga është ndër ushtrimet që ka preferuar të bëjë 28-vjeçari gjatë përgatitjeve të tij.

AJBXNG™️?

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on

Ai ka bërë edhe shumë stërvitje të tjera për të gjetur baraspeshën ndërmjet ndërtimit fizik trupor, fitimit të kondicionit dhe humbjes në peshë. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Pejë (Foto)

0Shares

Erëra të fuqishme janë duke u ndjerë pothuajse në çdo pjesë të Kosovës.

Erërat vazhdojnë edhe sonte që nga mëngjesi i hershëm.

Por siç duket Peja po e pëson më së shumti.

Lexuesit e Telegrafit, kanë dërguar fotografi të qytetit të Pejës, ku shihen trupa pemësh, të rrëzuara në qytet.

Gjithashtu, në një fotografi shihen rrethoja prej metali dhe disa shtylla elektrike të cilat kanë rënë në mes të rrugës duke e bllokuar komunikacionin.

 

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Parker dhe Joshua mbërrijnë në stadiumin ku do të zhvillohet meçi, britaniku miqësor me të gjithë

0Shares

E shtuna në botën e sportit, posaçërisht në atë të boksit është e rezervuar e gjitha për përballjen Anthony Joshua dhe Joseph Parker.

Dyshja kanë mbërritur tashmë në stadiumin Principality në Cardiff, ku edhe do të zhvillohet meçi.

I pari që mbërri ishte Parker, i cili është kampion aktual i WBO-së.

Foto: Matchroom Boxing

Pak minuta pas boksierit nga Zelanda e Re erdhi dhe Joshua, i cili mbron titujt WBA dhe IBF, por me qëllimin për të marrë dhe atë të Perkerit.

Britaniku ishte shumë i qetë, por edhe i mirë me të gjithë.

Foto: Matchroom Boxing/Twitter

Ai përshëndeti të gjithë ata që i kishte para, nga policët e deri te sigurimi dhe nuk përtoi të luajë paksa me kamerën duke i buzëqeshur.

Kapaciteti i stadiumit është 74.500 dhe normalisht që do të jetë plot, ndërsa takimi pritet të fillojë rreth orës 23:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM

Moti i ligë shkakton sërish probleme në Ohër (Video)

0Shares

Cikloni “Aleksej” sot pasdite sërish ka shkaktuar probleme në Ohër dhe Strugë. Plazhi i Ohrit dhe disa rrugë që gjenden afër janë përfshirë nga uji i liqenit.

Moti i ligë dhe era e fortë në këtë rajon, ka frikësuar sërish qytetarët të cilët para disa ditësh u ndodhën në situatë të njëjtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas sinoptikëve, moti i ligë në Ohër dhe Strugë pritet të zgjatë deri pasnesër, ku parashikohen reshje të rrëmbyeshme të shiut./Telegrafi/

LAJMET E FUNDIT NE TELEGRAFI.COM