Site icon Telegrafi

2000 kosovarë kanë vdekur nga konsumimi i duhanit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se me krijimin e ligjit për kontrollin e duhanit, Kosova ka qenë shembull në rajon, megjithatë, tha se raporti i progresit në mënyrë të qartë ka kërkuar zbatimin e këtij ligji.

Ai këto komente i bëri në konferencën lidhur me fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, ku theksoi se kjo çështje është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe për parandalimin e vdekjes së parakohshme që shkakton duhani.

Sipas tij, takimi i sotëm duhet të jetë një shtytës në mënyrë që njerëzit kompetent të marrin masa për parandalimin e konsumit të duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka ngritur si shqetësim rënien e kontrollit të duhanit.

“Në hapësirat e gastronomisë duhani pihet tepër shumë, nuk ka kontroll. Ne nuk kemi të dhëna kualitative nga inspektorët në terren. Mungojnë informata kthyese nga gjykatat për shkelësit e ligjit”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version