LAJMI I FUNDIT:

17 vjetori i marrëveshjes së Оhrit

17 vjetori i marrëveshjes së Оhrit

Më 13 gusht, para 17 viteve, u nënshkrua marrëveshja e Ohrit ku u vendos fund konfliktit disa mujor në Maqedoni në vitin 2001.

Marrëveshjen e Ohrit e nënshkruan Kryetari i atëhershëm Boris Trajkovski, Kryeministri i atëhershëm dhe Kryetari i OBRM-PDUKM-së Lubço Georgievski dhe Kryetarët e LSDM-së Branko Crvenkovski, i PDSH-së Arbën Xhaferi dhe ai i PPD-së Imer Imeri. Si garanci, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe ShBA-ve Francua Lethoar dhe James Pardew, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshja e Ohrit kishte përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe pjesës më të madhe të partive politike shqiptare dhe maqedonase, si e mundësi për zhvillimin e shtetit.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime dhe plotësime zakonore janë miratuar gjatë viteve të kaluara për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, ku pjesa më e madhe janë ligje për mos-diskriminim dhe përfaqësim të barabartë apo 59, 40 janë në sferë e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të Qeverisë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mars të këtij viti me 64 vota voto “për”, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim e solli Ligjin për gjuhët.

Me Ligjin e gjuhëve parashihet në të gjitha organet shtetërore të Republikës së Maqedonisë, institucione qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, ente dhe organizata, komisione, persona juridik t cilët kryejnë autorizime publike, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase do të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë (gjuha shqipe)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori