LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë, 13 fëmijë certifikohen si programer nga Akademia JCoders

Në Prishtinë, 13 fëmijë certifikohen si programer nga Akademia JCoders

Në Prishtinë, 13 të rinj, të moshës 8-15 vjet, janë shpërblyer për punën e tyre të palodhshme dhe për aftësitë e marra gjatë vijimit të një trajnimi intensiv të programimit të mbajtur nga Akademia jCoders.

Këta të rinj kanë përvetësuar gjuhen programuese Scratch, e cila është e krijuar nga institucioni lider për teknologji informative MIT, dhe që është lider në kodim për të rinj.

lojerat

Certifikimi është bërë në prani të prindërve, familjarëve, studentëve tjerë dhe organizatës përkrahëse të Akademisë jCoders, ICK.

Gjatë ceremonisë së certifikimit, është prezantuar puna e fëmijëve dhe programet e tyre të bëra gjatë trajnimit.

Këtu janë përfshirë aplikacionet e ndryshme kreative, lojëra dhe animacione.

https://scratch.mit.edu/projects/92179888/

https://scratch.mit.edu/projects/92180545/

https://scratch.mit.edu/projects/92179822/
Përveç trajnimit, gjatë këtyre muajve, këtyre të rinjve iu është mundësuar të vizitojnë biznese të ndryshme që punojnë në fushën e teknologjisë, të dëgjojnë prezantime nga liderët e fushës, dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në pasurimin e trajnimit me ide të reja dhe sfida të ndryshme.
femijet2
Andaj, nëse dëshironi që fëmija juaj të kalojë më pak kohë në rrjete sociale dhe duke shikuar video nëpër internet, të jetë më aktiv në shprehjen e kreativitetit duke përdorur teknologjinë, drejtohuni tek:

Akademia e kodimit – jCoders- www.j-coders.com