LAJMI I FUNDIT:

120 raste të reja me coronavirus, dominon Shkupi

120 raste të reja me coronavirus, dominon Shkupi

Gjatë 24 orëve të fundit nga 953 testime janë regjistruar 120 raste të reja me coroanvirus.

Prej rasteve të reja, 67 janë në Shkup, 19 në Kumanovë, 16 në Shtip, 4 në Prilep, 9 në Tetovë, 2 Veles dhe nga një rast në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Instituti për Shëndet Publik poashtu regjistroi edhe 16 pacientë të shëruar. Prej tyre 8 janë nga Shkupi, 3 nga Shtipi, dy Prilepi dhe nga një në Tetovë, Veles dhe Manastir.

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një 65 vjeçare e hospitalizuar më 28 maj, dhe një pacient në spitalin ‘8 shtatori’ i moshës 69 vjeçare i hospitalizuar më 1 qershor.

Aktualisht vendi ka 843 persona ndërsa që nga fillimi i epidemisë, numri i t infektuarve në vend ka qenë 2.611 dhe prej tyre 1.621 persona janë shëruar dhe 147 kanë humbur jetën./Telegrafi/