Site icon Telegrafi

Me 12 kilogramë më pak, Rozana Radi tregon format trupore në bikini

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rozana Radi, këtë kohë është komentuar mjaft shumë për paraqitjen e jashtme.

Kjo pasi në një bashkëbisedim me fansat, ajo ka bërë të ditur se hoqi mbi dhjetë kilogramë.

E së fundmi artistja po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, ndërkohë që nuk kanë munguar as pozat atraktive me bikini.

Foto: Screenshot/Instagram

Me më 12 kilogramë më pak, Rozana duket shumë më e freskët dhe në formë të mahnitshme.

Lexo po ashtu Rozana Radi: Kam hequr 10 kilogramë për dy muaj

“12 kilogramë më pak”, ka shkruar ajo.

Replikat nga miqtë e ndjekësit qenë të menjëhershme duke e përgëzuar për fizikun atraktiv.

Radi përndryshe ka qenë më e tërhequr nga muzika viteve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version