Site icon Telegrafi

11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK

Një fëmije 11 vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar pasi një figurë e shahut i kishte mbetur në rrugët e frymëmarrjes.

Kështu e bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera thuhet se fëmija ishte dërguar nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit 69.

“Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes”, thuhet në njoftim.

QKUK tutje njofton se ekipi operatorë i udhëhequr nga Dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe Dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Dafina Kurti, Dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, Dr. Dafina Restelica, Dr. Adelina Laçaj , instrumentare, Ganimete Sylmetaj.

Ekipi i Emergjencës në përbërje të Dr. Kadri Çeta, teknikët e emergjencës Shkelzen Bresilla, Arta Makolli”, shkruhet në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version