LAJMI I FUNDIT:

10 arsye pse të bëni dasmën në White Garden Events

10 arsye pse të bëni dasmën në White Garden Events

1. Ambient i pakrahasueshëm

Nga dita e parë është menduar dhe punuar vetëm për ceremoni madhështore. I gjithë koncepti i WGE, është finalizuar që të jetë një vend i përkryer për ceremoni martesore, madhështore. Lokacioni, hyrja triumfale, shkallët masive, kapaciteti për mbi 500 dasmorë, shtrirja në një ambient që nuk paraqet asnjë pengesë për asgjë dhe plot detaje tjera që i shiheni në White Garden Events.

2. Ambienti i vetëm në Kosovë, me kupolën që hapet & mbyllet gjatë eventit

Është menduar që nga fillimi që dasma të ketë ambient natyral, që atmosfera të korrespondoj me natyrën, andaj kupola e cila hapet e mbyllet në mënyrë automatike është e vetmja në Kosovë dhe më gjërë dhe si e tillë, përpos përparësive të panumërta mbetet atraksion për mijëra e mijëra njerëz që e vizitojnë White Garden Event.

3. Me mijëra e mijëra lule, kudo, përfshirë kupolën

Një vend ku ngado që e ktheni kokën do të keni ambiente me lule dhe pemë të mëdha & dekorative. Janë me mijëra e mijëra lule nga kupola e deri tek pjesët më intime të White Garden Events. Jo rastësisht e quajnë vendi i luleve.

4. Apero me një pamje madhështore, gjithçka e menduar për një ceremoni që nuk harrohet

Derisa mblidhen dasmorët – mysafirët të njëjtit do të kënaqen nën tingujt e violinës. Ambienti i Aperos përkon me një pamje Veneciane, që përshkruhet si një ambient përrallorë derisa perëndon dielli.

5. Muzika & Skena qendrore janë sipas parametrave profesional

Është menduar gjithmonë që muzika të jetë në qendër dhe të gjithë të kenë pamjen më të mirë në skenë, e artistët që paraqiten të kenë vendin meritorë. Kjo është ajo që do të shihni në White Garden Events.

6. Ndriçimi sipas skenografisë dhe kërkesave të ceremonisë

Çdo ceremoni ka dhe kërkesat e veta unike, këtë e dinë më së miri në White Garden Events dhe jo rastësisht është punuar në një ndriçim të veçantë që ofron kolorit dhe ngrohtësi në çdo ceremoni. Janë shumë opsione që i ofrojnë ambientet e White Garden Events, e rëndësishme është të kërkoni nga stafi.

7. Kuzhina e specializuar në ushqimet më cilësore, me stafin meritor

Një staf i specializuar në përgatitjen e menyve më reprezentative që kanë shije unike dhe pamje të veçantë. Kjo është një nga pjesët më të ndjeshme dhe një ceremoni madhështore detyrimisht do të duhej të përcjellje me një pjatë të kompletuar.

8. Parkingu dhe Hapësira e organizuar sipas protokollit internacional

Një hapësirë që nuk i shihet fundi e që është mirë menduar dhe e organizuar që të krijoj ambiente të sigurta dhe lehtë të qarkullueshme. Parkingu është në ballinë të White Garden Events dhe është i qasshëm nga të gjitha anët.

9. Me qasje në rrugën kryesore, me 6 shirita, qasje e lehtë nga e gjithë Kosova

Vetëm pak metra nga rrethi i QMI-së, lokacioni i White Garden Events është i vendosur në vendin e duhur. Ka qasje nga Autostrada “Arbën Xhaferi” dhe nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

10. Të porsamartuarit, do të kenë shkëlqimin meritor në ditën & natën e paharrueshme

Dhe natyrisht, e gjithë ceremonia realizohet që të jetë një kujtim i paharruar për të porsamartuarit dhe dasmorëve. Andaj, gjithçka është e konceptuar që ceremonia të ketë në qendër të vëmendjes qiftin që nga hyrja, vallëzimi nën kupolën me lule, qiellin e hapur, parakalimin në apero e deri tek skena e tyre madhështore.

Për shumë arsye të tjera, ju lutem ejani dhe na vizitoni çdo ditë pune, për detaje dhe rezervime në kontaktoni në: White Garden Events +38344603000
Facebook: White Garden Events
Instagram: White Garden Events 

Artikull i Sponsoruar