Më 1 shtator në Zone Club do të mbahet një nga mbrëmjet më spektakolare të kësaj vere.
Është superylli i muzikës elektronike, Seth Troxler, ai që do të performojë në Zone para publikut në Prishtinë.
Është vet DJ i muzikës techno dhe house ai që ka konfirmuar performancën në kuadër të turneut të tij të ngjeshur të koncerteve.
Këtë performancë e ka konfirmuar Dekorim Sahiti, një nga pronarët e Zone Club.
Pas Apollonisë kjo do të jetë mbrëmja tjetër e madhe e muzikës elektronike. /Telegrafi/