LAJMI I FUNDIT:

 Grupi më vdekjeprurës terrorist nuk është më Boko Haram: Brutaliteti i tyre po ndjell frikë dhe vdekje në Afrikë (Foto/Video)

 Grupi më vdekjeprurës terrorist nuk është më Boko Haram: Brutaliteti i tyre po ndjell frikë dhe vdekje në Afrikë (Foto/Video)

Për shkak të luftës brutale që po e udhëheqin në Afrikë, Al-Shabaab është shndërruar në grupin më vdekjeprurëse terrorist në këtë kontinent.

Gjatë vitit të kaluar ky grup ka vrarë më shumë njerëz se çdo organizatë tjetër terroriste apo sekt në Afrikë, duke përfshirë grupin vdekjeprurës Boko Haram, transmeton Telegrafi.


Të dhënat e mbledhura dhe analizuara, tregojnë se sulmet e Al Shabaab kanë vrarë katër mijë persona vetëm gjatë vitit të kaluar.

Organizata terroriste somaleze është bërë shumë e rrezikshme në “punën e saj”. Ata pa pikë mëshire sulmojnë civilë dhe baza ushtarake. Duke tentuar të rrëzojnë qeverinë e Somalisë, Al-Shaabab kryen sulme vdekjeprurëse në Mogadishu, duke synuar rezidencën presidenciale, Parlamentin dhe zyrat e Gjykatave.

Derisa ky vend është duke tentuar të rimëkëmbet nga lufta 20-vjeçare, ky grup ka kryer një numër të madh të sulmeve në hotele, parqe, dhe restorante pranë plazheve.

Grupi militant ka sulmuar bazat ushtarake të Unionit Afrikan, madje njëherë ka sulmuar kampin e refugjatëve El Ade që gjendet në kufi me Keninë, ku si pasojë janë vrarë më shumë se 100 ushtarë kenianë.

Përveç Somalisë, Al Shabaab ka kryer një seri sulmesh brutale në Keninë fqinje, duke krijuar një rrjet rekrutues rreth qytetit Mombasa, që ka një popullsi të madhe myslimane.

Rritja e Al Shabaab-it është e lidhur drejtpërdrejt me rënien e Boko Haramit. Nën sundimin e presidentit Muhammad al-Bukhari, gjatë 18-muajve të fundit ushtria nigeriane ka rritur luftën kundër Boko Haramit, duke rikthyer territoret që dikur i kanë kontrolluar organizata terroriste dhe po shpëton njerëz që janë rrëmbyer.

Pas dobësimit Boko Haram ka aplikuar një taktikë tjetër, duke kryer sulme kamikaze për dallim nga sulmet e mëparshme, siç ishin bastisjet e fshatrave të cilët në shumë raste përfundonin duke u djegur. Tani Boko Harami nuk konsiderohet kërcënimi më i madh sa i përket sigurisë në Nigeri.

Grupet rivale si Al Qaeda dhe ISIS-i, kanë kryer sulmet përgjatë Afrikës Perëndimore dhe asaj Jugore. Në sulmet që nga viti 2010 janë vrarë 7 mijë persona. Por edhe pse është dobësuar, Boko Haram përbën pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm të vdekjeve nga grupet terroriste në Afrikë që nga viti 2010. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori