LAJMI I FUNDIT:

​Zogjtë detyrojnë aeroplanin të aterrojë në fushën me misër

​Zogjtë detyrojnë aeroplanin të aterrojë në fushën me misër

Një aeroplan me pasagjerë është detyruar të aterrojë dhunshëm në një fushë me misër, pasi në njërin motor ishin përplasur zogjtë.

Në incidentin, i cili ndodhi në Rusi, janë lënduar 23 pasagjerë, të cilët kishin vërejtur se aeroplani kishte aterruar me motorë të shuar, thanë zyrtarë të emergjencës.

Aeroplani i kompanisë Ural Airlines, model Airbas 321, pritej të arrinte në Krime, kur u ndesh me një tufë zogjsh, të cilët dëmtuan motorin.

Me këtë rast dëmtime ka pësuar aeroplani, i cili nuk do të jetë më gjendje që të fluturojë, njoftuan nga kompania ajrore.

Aeroplani aterroi në fushën e misrit rreth gjysmë kilometri larg pistës së aeroportit ndërkombëtar Zukovski.

Pasagjerët janë evakuuar urgjentisht nga aeroplani. Disa prej tyre janë transportuar në spital, derisa të tjerët janë dërguar në aeroport.

Në spital janë dërguar edhe pesë fëmijë, të cilët kanë pësuar lëndime, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Rusisë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet zyrtare lidhur me rastin.

Përplasjet e zogjve dhe aeroplanëve janë dukuri e shpeshtë dhe çdo vit në SHBA ndodhin mijëra incidente të tilla. Sidoqoftë, ato rrallë përfundojnë me fatkeqësi ose dëme në aeroplanë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori