LAJMI I FUNDIT:

​Zbulohet një mbetje e Big Bangut

​Zbulohet një mbetje e Big Bangut

Zbulohet një mbetje i Big Bangut, i cili është një re gazi që i përkon epokës në të cilën galaktikat ende nuk ishin formuar.

Në fakt nuk ka gjurmë, brenda saj, të metaleve të rënda të çliruara në kozmos nga shpërthimet e yjeve.


Zbulimi, që pritet të botohet në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, është bërë nga grupi i astronomëve të universitetit australian i “Swinburne”, të koordinuar nga Fred Robert dhe Michael Murphy.

Në fakt kjo është e treta re gazi e lashtë, që lidhet me origjinat e universit, pas atyre të individualizuara në vitin 2011.

Sipas autorëve, studimi i këtyre fosileve kozmike jep të dhëna të çmuara për të kuptuar si janë krijuar galaktikat e para, si për shembull përse disa re gazi kur kozmosi ka qenë ende “fëmijë” kanë krijuar yje dhe galaktika, ndërsa të tjerat jo.