LAJMI I FUNDIT:

​Ylli i filmit francez, Catherine Deneuve pëson sulm në tru

​Ylli i filmit francez, Catherine Deneuve pëson sulm në tru

Catherine Deneuve, 76-vjeç, përjetoi një “sulm të lehtë në tru, i cili është reversibil”, tha sot familja e saj në një deklaratë të përcjellë nga agjenti i saj, Claire Blondel për AFP.

“Për fat të mirë, ajo nuk ka vështirësi motorike dhe, natyrisht, duhet të pushojë për një kohë,” shtoi i njëjti burim.


Aktorja e njohur u pranua në një spital në Paris, njoftoi familja pa specifikuar detaje të tjera.‘Le Parisien’ shkruan në edicionin e sotëm se aktorja kishte humbur vetëdijen gjatë natës së kaluar.

Ikona e filmit francez ka punuar për javë të tëra në filmin ‘De bir vivant’ të regjisorit Emmanuelle Bercot së bashku me Benoit Magimel dhe Cecile de France.

Ajo u bë e famshme në vitin 1964 në filmin e Jacques Demy ‘Umbrellas of Cherbourg’.

Deneuve u lind më 22 tetor 1943 në një familje aktorësh. Motra e saj e vogël Francoise Dorleac humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1967, transmeton KosovaPress.

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori