Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në shënimin e Ditës së Holokaustit, e ka cilësuar atë si një prej krimeve më mizore në historinë e njerëzimit dhe dëshminë më tragjike, se deri ku mund të shkojnë pushtetet e mbështetura mbi urrejtjen grupore dhe paragjykimet racore.
Veseli tha se Holokausti është dëshmia më tragjike që na tregon për rrezikun e përhershëm që na kanoset nga ideologjitë ekstremiste dhe antidemokratike.
“Fashizmi dhe komunizmi, që përgjakën botën gjatë shekullit të XX, tanimë i takojnë historisë, por ne, sot, prapë kërcënohemi prej ideologjive që ngrisin në ideal urrejtjen e një grupi kundër një grupi tjetër, të një populli kundër një populli tjetër, të një feje kundër një feje tjetër”, theksoi Veseli.
Ai shtoi se sot bota ka nevojë të dëgjojë zërin e viktimave të Holokaustit, por njëkohësisht edhe zërin e mijëra e mijëra viktimave tjera, që padrejtësisht, humbën jetën në konfliktet e ndryshme nëpër botë. Kreu i Kuvendit shtoi se shqiptarët kanë një raport të veçantë me tragjedinë e Holokaustit.
“Derisa përkujtojmë viktimat e tij, njëkohësisht ne përkujtojmë veprën heroike të gjyshërve tanë, të cilët në ato vite të terrorit nazist, mposhtën frikën dhe i hapën dyert për t’i strehuar një numër të madh hebrenjsh. Shifrat flasin se mbi 3000 hebrenj u shpëtuan aso kohe nga familjet kosovare, në mesin e të cilave më e shquara ishte Familja Rezniqi nga Dukagjini”, tha kryeparlamentari Veseli.
Një kohë të gjatë, ata që ishin e janë kundër lirisë së Kosovës, shtoi Veseli, janë munduar ta njollosin këtë humanizëm, duke shpikur ngjarje dorëzimi të hebrenjve në Prishtinë. Por, sipas tij, faktet dhe dokumentet flasin qartë dhe drejt: shqiptarët, as në një rast të vetëm, nuk dorëzuan asnjë hebre në duart e nazistëve.
“Ne si shqiptarë kemi raport të veçantë me tragjedinë e Holokaustit, sepse vetëm 19 vite më parë ne përjetuam përpjekjen gjenocidiale të Serbisë kundër popullit tonë. Falë sakrificave mbinjerëzore të popullit tonë dhe solidaritetit vendimtar të botës demokratike ne e ndalëm të keqen, gjenocidin. E keqja u ndal, por drejtësia ende nuk është vendosur për mizoritë e masakrat e kryera gjithandej Kosovës nga ish-regjimi serb”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se kurrë nuk do të hiqet dorë nga kërkimi i drejtësisë për Reçakun, Mejën, Izbicën, Rezallën, Vërbocin, Gjakovën, e dhjetëra krime të tjera masive të kryera në fshatrat dhe qytetet e Kosovës.
“Njëkohësisht, ne kurrë nuk do të lejojmë që dhimbjet tona kolektive të relativizohen për llogari të baraspeshës së rrejshme të fajit”, tha kryeparlamentari Veseli./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj