Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë homazhe para përmendores kushtuar personave të zhdukur, prej nga u zotua se asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ta.
Veseli tha se Serbia kurrë nuk do të mund t’i shmanget llogarisë.
“Ne nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi dhe të vërtetën për qytetarët tanë të pagjetur. Serbia kurrë nuk do të mund t’i shmanget llogarisë për këtë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/