LAJMI I FUNDIT:

​Uji është aq i nxehtë në Alaska sa po vret një numër të madh salmonësh

​Uji është aq i nxehtë në Alaska sa po vret një numër të madh salmonësh

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin.

Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në sipërfaqe.


Vetëm gjatë kësaj ekspedite, që ishte ndërmarrë në fund të muajit të kaluar, shkencëtarët vunë re 850 salmonë të ngordhur, por thanë se në total numri ishte 4 deri në 10 herë më i lartë.

Shkencëtarët menduan se parazitët ose infeksionet sollën në këtë situatë, por peshqit ishin shumë të shëndetshëm dhe nuk kishe shenja se ishin prekur nga ndonjë infeksion.

Ata arritën në përfundimin se ky numër i lartë ngordhjes përkoi me valën e të nxehtit, që do të thotë se i nxehti kishte shkaktuar ngordhjen.

Temperaturat në ujë, ashtu sikurse ato të ajrit, kanë thyer rekorde këtë vit.

Prej vitit 2002, shkencëtarët kanë qenë duke e matur temperaturën në Cook Inlet, pjesë e Gjirit të Alaskës, dhe temperaturat nuk e kanë kaluar asnjëherë 24 gradë celsius.

Mirëpo këtë vit, temperaturat në këtë zonë ujore kishin shkuar afërisht 28 gradë celsius. Shkencëtarët thonë se këto janë temperatura shumë të larta që e vështirësojnë procesin e frymëmarrjes për salmonët. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori