LAJMI I FUNDIT:

​UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)

​UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)

Dy pilotët e fluturimeve komerciale pretendojnë të kenë parë objekte misterioze pranë aeroplanëve të tyre në Irlandë, përpara se të zhdukeshin me shpejtësi marramendëse.

Trafiku ajror irlandez ka nisur një hetim për të përcaktuar se çfarë qëndron pas paraqitjes së objekteve të paidentifikuara.


Dy pilotë me eksperiencë po fluturonin në lartësi të mëdha në fluturimet e planifikuara para se të shihnin një objekt misterioz me drita të forta mbi bregun jugperëndimor të Irlandës. Sipas Mirror, incidenti ka ndodhur të premten e kaluar në ora 6:47 sipas kohës lokale.

Piloti i kompanisë ajrore British Airways, në linjën Montreal-Londër, kontaktoi kullën e trafikut në qytetin irlandez Shannon.

Ai u tha mediave lokale se kishte parë drita të forta në qiell dhe se objektet misterioze iu afruan nga ana e majtë, dhe më pas u drejtuan në veri.

Meqenëse objektet po lëviznin shumë shpejt, ai fillimisht mendonte se ishte një stërvitje ushtarake, por kontrolli i fluturimit e njoftoi se nuk ishte raportuar për aktivitete të tilla.

Për t’i bërë gjërat akoma më të çuditshme, të njëjtat ngjarje në qiell u raportuan nga një pilot tjetër, i cili kishte përvojë të ngjashme.

Ai tha se kishte parë disa objekte, të cilat gjithashtu mbulonin qiellin me dritë dhe kishin hyrë nga universi në atmosferë. Gjithashtu, ata u zhdukën brenda pak sekondave nga pamja e tij.

“Duket sikur ata ishin me një shpejtësi dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit”, shpjegoi piloti i kompanisë tjetër.

Ndërkohë, zyrtarët irlandezë thanë se janë duke hetuar rastin.

“Ne do të kontrollojmë të gjitha pohimet e pilotëve për ngjarjet e 9 nëntorit. Por nuk do të ishte e përshtatshme të komentonim diçka derisa hetimi është ende në zhvillim,” njoftoi Kontrolli irlandez i fluturimeve. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori