LAJMI I FUNDIT:

​Tifozët e Kosovës e pastrojnë stadiumin “Fadil Vokrri” pas ndeshjes me Malin e Zi

​Tifozët e Kosovës e pastrojnë stadiumin “Fadil Vokrri” pas ndeshjes me Malin e Zi

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdoi të dhurojë spektakël në “Fadil Vokrri” para tifozëve të vet.

Djemtë e Bernard Challandes siguruan një fitore të madhe mbrëmë, duke mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.


Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores për “Dardanët” mbrëmë dhe gëzimi i tifozëve në tribunat e “Fadil Vokrrit” ishte i madh.

Japonia fiton zemrat e tifozëve në Botëror, largohen nga Rusia duke lënë zhveshtoren e pastër dhe një mesazh falënderues në gjuhën ruse
Lexo po ashtu Japonia fiton zemrat e tifozëve në Botëror, largohen nga Rusia duke lënë zhveshtoren e pastër dhe një mesazh falënderues në gjuhën ruse

Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës treguan kulturë të lartë në tribuna.  Derisa të dilnin malazezët nga stadiumi, tifozët kosovarë ishin detyruar të qëndronin brenda për shkaqe sigurie.

Dhe këtë kohë, ata e shfrytëzuan që ta pastronin stadiumin nga mbeturinat e hedhura.