LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi flet për qasjen e Trump në dialogun me Serbinë

​Thaçi flet për qasjen e Trump në dialogun me Serbinë

Një numër i shteteve anëtare të BE-së – Greqia, Spanja, Rumania dhe Qipro, ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth qasjes së shtetit amerikan ndaj procesit të dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ndonëse e pranon se ka një përçarje midis disa anëtarëve të BE-së, e ku bëhet fjalë për pesë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet, presidenti Thaçi tha për Independent se uniteti ndërkombëtar do të ndihmonte me të vërtetë dialogun për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila do të përshpejtonte këtë proces.

Presidenti amerikan Donald Trump, shkruan Independent, ka shfaqur interes në këtë çështje, duke i kërkuar të dyja palët që të vazhdojnë negociatat.

“Skeptikët kanë thënë se Trump nuk do të kujdesej për Ballkanin. Në fakt ai ka qenë shumë i vëmendshëm, shumë mbështetës, por me të vërtetë po ndjek politikat e presidentëve të tjerë mbi Kosovën dhe Ballkanin, Bushin e vjetër dhe të riun, Clinton dhe Obama. Trump ka dërguar dy letra në dy muaj, si për mua dhe për presidentin Vuçiq të Serbisë, me një mesazh shumë të qartë për të arritur një marrëveshje këtë vit”,ka thënë Thaçi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori