LAJMI I FUNDIT:

​Sot fillon Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë-polip

​Sot fillon Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë-polip

Sot nis edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë-polip, i cili vjen me një program të pasur leximesh e diskutimesh mbi letërsinë, ekzilin, dhe rolin e shkrimtarit dhe intelektualit në këtë shekull.

Pjesëmarrës jen rreth 30 shkrimtarë nga vende të ndryshme të botës, ndër të cilët edhe fituesi amerikan i çmimit Pulitzer, Gregory Pardlo, shkrimtari e intelektuali shqiptar Fatos Lubonja, shkrimtari i famshëm izraelit Nir Baram, shkrimtarja shqiptaro-siriane Aicha Arnaout, artisti multimedial franko-kosovar Gani Jakupi, shkrimtari kosovar Arben Idrizi, muzicienti dhe poeti nga Serbia Kralj Qaqka dhe plot emra të tjerë shkrimtarësh e muzicientësh nga Zvicra, Shqipëria, Serbia, Gjermania, Greqia, Kroacia, Siria, Franca, Suedia etj.

Sipas njoftimit të organizatorit, veç programit zyrtar të festivalit, sivjet janë paraparë edhe dy aktivitete përcjellëse letrare që do të mbahen, njëri të premten në Mitrovicën veriore, në Këndin Amerikan atje dhe tjetri të hënën, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ky edicion i festivalit polip mbështetet financiarisht nga Allianz Kulturstiftung, Goethe Institute, Ambasada Amerikane, Ambasada Austriake, Ambasada Franceze, Ambasada Suedeze, Traduki, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra në Kosovë e Unionit Evropian.