LAJMI I FUNDIT:

​Skenderaj dhe MPH realizojnë shtatë projekte kapitale

​Skenderaj dhe MPH realizojnë shtatë projekte kapitale

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën e Skenderajt.

Përmes një statusi në llograinë e tij në Facebook, Jashari, ka shkruar se këto projekte janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja.


“Me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën tonë, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja.

Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, deri në Klinë, për të vazhduar në faza të mëvonshme deri në Kuqicë; si dhe projekte të rregullimit dhe mirëmbajtjes së lumenjve tjerë.

Do të intervenohet edhe në sistemin e ujërave të zeza, me rregullimin e kanalizimeve nëpër bashkësi lokale, për të vazhduar gjatë këtij viti me punë edhe në fusha të tjera, që pa asnjë dyshim do të ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Faleminderit, ministër Matoshi, për bashkëpunim të sinqertë, dhe për trajtim dinjiotoz që i bëhet Skenderajt!
Me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor na presin në të ardhmen edhe projekte të tjera, në interes të qytetarëve”, ka shkruar në Facebook, Bekim Jashari./Telegrafi/