LAJMI I FUNDIT:

​Rusia mohon akuzat për rrëzimin e aeroplanit, akuzon Ukrainën

​Rusia mohon akuzat për rrëzimin e aeroplanit, akuzon Ukrainën

Ushtria ruse hodhi poshtë konkluzionet e hetuesve ndërkombëtarë, të cilët fajësojnë Rusinë për rrëzimin e aeroplanit “MH17” mbi territorin e Ukrainës në vitin 2014.

Hetuesit holandezë kanë njoftuar sot për zbulimin e provave të pakundërshtueshme, se raketa që rrëzoi aeroplanin e fluturimit “MH17” mbi rajonin lindor të Ukrainës në vitin 2014, është lëshuar nga një sistem raketor i ushtrisë ruse.

Në vitin 2016, hetuesit holandezë njoftuan se kishin prova se, sistemi i raketave “BUK” i përfshirë në këtë incident, kishte kaluar kufirin nga Rusia drejt lindjes së Ukrainës, e më pas ishte rikthyer sërish në tokën ruse pas rrëzimit të avionit.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Hagë gjatë kësaj të enjteje, policia dhe prokurorët holandezë treguan provat fotografike dhe filmike, që sipas tyre provojnë të kenë identifikuar sistemin specifik “BUK” për qëllimin e avionit.

”Asnjë raketë antiajrore e ushtrisë ruse nuk ka kaluar kurrë kufirin ruso-ukrainas”, bëhet e ditur nga agjencitë ruse, që citojnë një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Autoritetet ruse ofruan prova, për siç than përfshirjen e njësive ukrainase, të cilët kanë përdorur raketat ”Bouk” për rrëzimin e avionit.

Avioni i kompanisë ”Malaysia Airlines”, i cili lidhte Amsterdamin me Kuala Lumpurin, u rrëzua në hapësirën e Lindjes separatiste proruse të Ukrainës më 17 korrik 2014, ku humben jetën 298 persona në bord, shumica holandezë.

Moska në mënyrë të përsëritur ka mohuar përfshirjen në këtë tragjedi duke drejtuar gishtin tek forcat ukrainase. /kp/Telegrafi/