LAJMI I FUNDIT:

​Rusia dyshon se India spiunoi nëndetësen ruse tek amerikanët

​Rusia dyshon se India spiunoi nëndetësen ruse tek amerikanët

Siç raportojnë mediat ruse, një skandal ka ndodhur në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Indisë, pasi Moska dyshon se Nju Delhi ka miratuar aksesin e amerikanëve në nëndetësen bërthamore ruse INS Chakra, që ishte pjesë e Marinës indian deri në vitin 2011.

Incidenti, sipas citimeve nga Kommersant, kërcënon të komplikojë seriozisht negociatat mbi dhënien me qira të një nëndetëse tjetër bërthamore ruse dhe projekteve të tjera në fushën e bashkëpunimit tekniko-ushtarak mes dy vendeve.


Sipas burimeve ruse, strukturat shtetërore të Rusisë, kanë  deklaruar se partnerët e tyre indianë kohët e fundit kanë kryer disa “veprime armiqësore kundër Rusisë”, raporton agjencia Tass.

Shkelja e parë e indianëve, siç pohohet ishte, kur një delegacion i Marinës së SHBA-ve vizitoi një aeroplan-bartëse, që ishte në pronësi të Marinës indiane, gjë që i detyroi zyrtarët rusë të dërgonin një notë proteste.

Po ashtu, pas një kohe, një burim i lartë ushtarak tha se një delegacion i SHBA-ve vizitoi nëndetësen Chakra.

Sipas burimit, në vizitën e ardhshme në Indi të zëvendëskryeministrit rus, Dmitri Rogozin, përveç marrëveshjeve të njoftuara më parë për armët ruse, tema do të jenë edhe këto incidente.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori