LAJMI I FUNDIT:

​Rama për incidentin me ngjyrë: S’ka rrezik më të madh se nga budallai i vetëdijshëm

​Rama për incidentin me ngjyrë: S’ka rrezik më të madh se nga budallai i vetëdijshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj incidentit të sotëm në Kuvend, ku ndaj tij është hedhur ngjyrë nga një deputet i Partisë Demokratike.

Ai me këtë rast ka thënë se “s’ka rrezik më të madh se sa budallai i vetëdijshëm” dhe “ problemi me budallain e vetëdijshëm është krenaria”.


“Një katran me bojë i vuri vulën një shfaqjeje turpëruese. Budallai është një njeri me shiringë në dorë, i cili hedh bojën në Kuvend”, tha Rama.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama. Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bulizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.