Para disa ditësh janë dëmtuar rrethojat e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik, gjë që ka ngritur edhe dilema se çfarë e ka shkaktuar dëmtimin e tyre.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha thënë për KosovaPress se është Policia Rajonale e Drenasit që po merret me hetimin e rastit në fshatin Tërstenik, për të identifikuar keqbërësit që kanë dëmtuar rrethojën e varrezave, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ky dëm të jetë shkaktuar për arsye politike.
“Para disa ditëve disa njerëz të papërgjegjshëm, me karakter të ulët, ndoshta edhe për çështje politike, i kanë dëmtuar varrezat e dëshmorëve në Tërstenik. Policia e Kosovës, përkatësisht Policia Rajonale e Drenasit, është në hetim të rastit, të shkatërrimit të atyre varrezave po presim se a do të arrijnë t’i gjejnë keqbërësit”, tha Lladrovci.
Sa i përket mungesës së rregullimit të varrezave të dëshmorëve në këtë fshat konform rregullave, dhe mirëmbajtjes së tyre, Lladrovci thotë se kudo qofshin ato nuk duhet të preken.
Ndërsa premton se brenda vitit të ardhëm do të rregullohen të gjitha varrezat në Komunën e Drenasit.
“Qysh me ardhjen time, unë iu kam premtuar fshatit Shtuticë, fshatit Verboc, Çikatovës të re dhe Çikatovës së vjetër dhe fshatrave tjera që janë më të dëmtuara. Sidomos Shtutica, Verboci, Çikatova janë disa nga fshatrat që janë dëmtuar më së shumti. Janë mbi 270 viktima civile që janë vrarë vetëm për një ditë. Kështu që ato i kam në radhë të parë, pastaj edhe varrezat në fshatrat e tjera, siç janë fshati Sankovc dhe fshatrat që kanë bërë kërkesa këtë vit që ne do i realizojmë. Ato që nuk do të mund t’i realizojmë këtë vit, i garantojmë fshatarët që do t’i rregullojmë vitin e ardhëm sepse do t’i fusim në buxhet për vitin 2018 dhe do t’i realizojmë të gjitha”, tha ai.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, tha se janë munduar gjithmonë të intervenojnë që të përmirësojnë gjendjen e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërstenik, ku edhe ai jeton.
Ndërkaq, sa i përket dëmtimit të rrethojës së varrezave të dëshmorëve në fshat, Bazaj mendon se këtë e ka shkaktuar era e fortë dhe puna joprofesionale e punëkryesit që ka ndërtuar dikur rrethojën.
“Unë besoj se dëmtimet janë bërë nga fryma që ka qenë këtu para disa ditësh… Unë mendoj që ka qenë një frymë e fort atë ditë që është dëmtuar dhe mospuna e suksesshme e atij punëkryesit që ka qenë atëherë. Kjo është dëmtuar tërësisht dhe ju e patë edhe vet se gjithë ata hekura nuk janë futur në beton si duhet dhe betoni është tepër i dëmtuar, nuk ka fuqi me i mbajt. Ju e patë edhe vet se si lëvizë”, u shpreh Bazaj.
Ai konsideron se buxheti i Komunës së Drenasit është mjaft i vogël për të investuar në infrastrukturë e varreza, por megjithatë shprehet optimist se çështja do të zgjidhet me rishikim të buxhetit.
“Nëse shikojmë nga Kuvendi Komunal, besoj se ka rishikime buxheti këtë muaj dhe i kemi ndarë disa mjete jo vetëm për këtu, për varrezat në Tërsenik, por edhe për të gjitha varrezat në Komunën e Drenasit”, tha ai ndërsa shton se edhe Kuvendi i Kosovës duhet të ndihmojë meqenëse dëshmorët e rënë janë dëshmorë të gjithë Kosovës.
Në luftën e fundit të UÇK-së, nga ky fshat kanë rënë 23 dëshmorë dhe 36 martirë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestimi i zëvendësdrejtorit serb të Policisë së Kosovës, Krasniqi: Prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë
Rreth 10 milionë euro të dhëna nga prindërit janë shpenzuar pa transparencë dhe llogaridhënie nga shkollat
Kërkesë për interpelancë në Parlamentin e Zvicrës për Kosovën – këto janë pikat që pritet të diskutohen
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen disa autobusë me kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci
Varroset në Pejë Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra nga bashkëshorti i saj
Kompanitë e autobusëve nga Kosova shmangin Serbinë për shkak të bllokimeve - kalojnë nga Mali i Zi dhe Shqipëria
Serbia liron disa autobusë me kosovarë në kufirin me Kroacinë - vazhdojnë maltretimet në Hungari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE