LAJMI I FUNDIT:

​Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një 17 vjeçar në Drenas

​Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një 17 vjeçar në Drenas

Dje pasdite në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një 17 vjeçar.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, me ç’rast lëndime vdekjeprurëse ka pësuar ngasësi i motoçikletës.


Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje ngasësi i automjetit,, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/