LAJMI I FUNDIT:

​Përdorni maskën me kos për fytyrë perfekte

​Përdorni maskën me kos për fytyrë perfekte

Kosi është i përbërë nga shumë vitamina dhe minerale që ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën.

Nëse keni lëkurë problematike dhe me akne, përdorni këtë maskë të mrekullueshme nga ky produkt që ju ndihmon në pastrimin e shpejtë të lëkurës.

Kosi ka veti anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë në eliminimin e të gjitha puçrrave, njollave dhe papastërtive që gjenden në lëkurë.

Kjo recetë shumë e thjeshtë për tu përgatitur është shumë ndihmuese gjithashtu.

Përbërësit: 

– 1 lugë kos

– 1 lugë Mjaltë

– 1  lugë tërshërë

– Kombinoni  të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përzini mirë ato.

Aplikoni një shtresë të trashë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj thani fytyrën me peshqir.