LAJMI I FUNDIT:

​Paloka: Ram si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD-në

​Paloka: Ram si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD-në

Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim, ajo nuk pranon të ulet në dialog me Edi Ramën Kryeministër.

Një ditë pasi Fatmir Mediu zbuloi dështimin e realizimit të një tryeze mes mazhorancës dhe opozitës, nënkryetari demokrat Edi Paloka këmbëngul në kushtin e tyre të panegociueshëm , i cili duket si pengesa kryesore për uljen e palëve në dialog.


“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar në asgjë. Ram si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD dhe me opozitën. Si kryetar i PS është çështje e tyre, ne nuk mund të vendosim kush është kryetari i PS”, tha Paloka.

Ndryshe nga sa bënë aleatët e saj, demokratët nuk do dorëzojnë asnjë kërkesë për regjistrim për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 13 tetorit të shpallura nga Ilir Meta, edhe pse njohin dekretin presidencial.

“Pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera, për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve. Për ne të rëndësishme janë standardet, por kjo nuk mund të shmangë institucionet zgjedhore nga detyrimi kushtetues për të zhvilluar procedurat”, tha ai.

Numri dy i PD-së lëshoi akuza të forta ndaj kryebashkikaëve socialist, duke i paralajmëruar më ndëshkime ligjore kur të djathtët të vijnë në pushtet.

“Ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyenë dyert, edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se e di kushdo që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”, përfundoi ai./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori