LAJMI I FUNDIT:

​Pacolli kërkon nga Gjermania ta mbështesë procesin e liberalizimit të vizave

​Pacolli kërkon nga Gjermania ta mbështesë procesin e liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij gjerman, Heiko Maas, ndërsa ka kërkuar që të shtyhet para procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Takimi u zhvillua në Strasburg, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, kërkoi nga lidershipi gjerman shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave.


“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka thënë Pacolli.

Kryediplomati kosovar gjatë qëndrimit në Francë ka marrë pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka zhvilluar disa takime edhe me homologë të tij./Telegrafi/