LAJMI I FUNDIT:

​Njëri prej të therurve në Prishtinë është në gjendje të rëndë

​Njëri prej të therurve në Prishtinë është në gjendje të rëndë
Foto: Ilustrim

Njëri prej tre të therurve me thikë, që ka ndodhur sot gjatë një përleshjeje në Prishtinë, është në gjendje të rëndë, kurse dy prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu të paktën bën të ditur shefi i repartit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai për KP tha se rreth orës 16:00 kanë pranuar tre raste, ku njëri prej tyre është në Repart intensiv, pasi siç thotë ai, gjendja e tij është e rëndë.

“Rreth orës 16:00 i kemi pranuar tre raste të therjes me thikë, rreth moshës 16-17 vjeçare. Dy prej tyre, njëri është ende këtu në observim, janë kryer të gjitha kontrollet e duhura, por jemi duke e mbajtur dhe për një kohe të caktuar. Kurse rasti tjetër është në sallë të operacionit në gjendje shumë kritike. Ka plagë shumë të rënda, që rrezikojnë jetën”, tha ai.

Përveç familjarëve pranë Qendrës Emergjente, u panë profesor dhe nxënës të Shkollës së Mesme të Bujqësisë në Prishtinë, ku ka ndodhur rasti, por pavarësisht insistimit, ata nuk pranuan të përgjigjen para kamerës së KP-së.

Tre nxënës theren me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë
Lexo po ashtu Tre nxënës theren me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë

Policia ka njoftuar se tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur sot në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, saktësisht në një shkollë, ku ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, njofton Policia e Kosovës.

Pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të mbështetura nga hetuesit e stacionit policor Jugu, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Personat e lënduar si pasojë e therjes me thikë janë A. A. mashkull (16), Sh. B. (17) dhe Sh. A., mashkull (17), të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve, si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikojë tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori