LAJMI I FUNDIT:

​Nissan Juke i ri vjen në verë 2019? (Foto)

​Nissan Juke i ri vjen në verë 2019? (Foto)

Megjithëse fillimisht pritej që gjenerata e re e Juke-s të vijë për blerësit në vjeshtën e këtij viti, premiera e kësaj makine ka më shumë gjasa të ndodhë vetëm në mes të vitit të ardhshëm.

Siç shkruan AutoExpress, SUV-ja e nënkontraktuar e njohur, e cila debutoi në vitin 2010, do ta fitojë trashëgimtarin vetëm vitin e ardhshëm.

Kur Nissan Juke u shfaq në treg këtë dekadë, ai konsiderohej  jashtëzakonisht jo tërheqës, ndërsa për të tjerët ishte shumë interesant, pasi për nga pamja dallonte nga të tjerët në treg. Juke e re mund të ofrohet me motor naftë 1.5 litërsh dhe benzinë 1.0 litra, ndërsa në opsion është edhe versioni më i fuqishëm 1.6 me 190 kuaj fuqi.

Nissan ka njoftuar se Juke do të ketë ende një dizajn që do ta ndajë atë nga konkurrenca, por gjithashtu një distancë më të gjatë se sa brezi i parë, në mënyrë që të sigurojë komfor më të madh në ngasje për pasagjerët në ulëset e pasme.

Ashtu si paraardhësi i tij, modeli i gjeneratës së dytë do të prodhohet  në fabrikën e Nissan në Sunderland të Britanisë së Madhe. /kp/Telegrafi/