LAJMI I FUNDIT:

​Nesër bie perdja e kampionatit të sivjetmë në automobilizëm

​Nesër bie perdja e kampionatit të sivjetmë në automobilizëm

E diela e kësaj jave shënon edhe përfundimin e Kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Gara e fundit, që i takon diciplinës rrethore, do të mbahet në Prizren.

Në fakt kjo garë do të duhej të mbahej në Rrugën B, në kryeqytet, por për shkak të pamundësisë që të merret leja në Komunën e Prishtinës, Federata e Auto Sportit e Kosovës ka vendosur që gara të zhvendoset në Prizren.

Sikur edhe garat tjera, edhe kjo e fundit pritet të jetë mjaft atraktive dhe sigurisht që do të përcillet nga një numër i madh i dashamirëve të këtij sporti. Duke marrë parasysh faktin se është gara përmbyllëse, nuk ka dyshim se garuesit tdo ta japin maksimumin në mënyrë që ta përmirësojnë bilancin e tyre edhe në plasmanin e përgjithshëm, por po ashtu është e qartë se do të ketë edhe të atillë që më tepër do të kujdesen të bëjnë akrobacione për t’i kënaqur të pranishmit, pasi qysh më herët e kanë arritur synimin e tyre rreth renditjes përfundimtare.

FASK-u i ka marrë të gjitha masat që edhe kjo garë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç kaloi edhe i tërë kampionati i sivjetmë.Paraqitja e garuesve do të bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, në 12:00 është parashikuar ceremonia zyrtare e hapjes, derisa 10 minuta më vonë duhet të startojë garuesi i parë.

Si zakonisht, në mbarëvajtjen e garës, për çdo eventualitet do të kontribojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori