LAJMI I FUNDIT:

Një i burgosur për vrasje vdes në Spitalin e Pejës – pësoi infarkt

Një i burgosur për vrasje vdes në Spitalin e Pejës – pësoi infarkt

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971.

I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. 


Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infarkt.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale “vrasje”.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kush është Fatmir Llonaqarin

Llonqari kishte kaluar katër vjet në burg për shkak të veprës penale, tentim vrasje, ndaj komshiut të tij Idriz Gegës. Këtë tentim vrasje e kishte bërë në dhjetor të vitit 2008.

E misionin e tij të lënë në gjysmë, Llonaqri e kompletoi pasi doli nga burgu. Ai pas një mosmarrëveshje me komshiun e tij, Idriz Gega, mori sëpatën për herë të dytë dhe e përdori për ta vrarë këtë të fundit, kësaj here u sigurua që komshiun Gega ta vriste përfundimisht.

Të afërm të viktimës kanë thënë pas vrasjes se Llonqari pasi doli nga burgu filloi të provokonte përsëri.

“Pas lirimit i pandehuri filloi të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoi disa herë në polici, mirëpo rasti mbeti në heshtje nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia”.

Vrasja e Gegës erdhi sepse ky i fundit ishte duke zbrazur drutë në rrugë para dyerve të shtëpisë së Llonqarit. E një pjesë e tyre e kishin prekur murin e këtij të fundit. Llonqari i kishte thënë viktimës “Pse po ma prek murin me dru”. E më pas, Llonqari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe e kishte marrë sëpatën të cilën e kishte përdorur mbi komshiun e tij me qëllim për ta vrarë 82-vjeçarin, Idriz Gega.

Në këtë rast më vonë janë implikuar edhe dy djemtë e plakut të ndjerë Gega, Ylber e Ferid Gega. 

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori