Kampioni nuk është mposhtur në tri javët e para dhe ka 9 pikë të plota, e në këtë ndeshje synon të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të pamposhtmërisë, ndërsa Drenica sigurisht se në fqinjësi nuk udhëton për t’u dorëzuar. Ndaj, shikuar nga këto ambicie adhuresit në Drenas do të kenë rastin të shohin një ndeshje cilësore.
Në takimin tjetër skuadra e Istogut në stadiumin “Shahin Haxhiislami”në Pejë është mikpritës i të riktrhyerit në elitën e futbollit të Kosovës, Lirisë së Prizrenit.
Të dy skuadrat deri me tash kanë marrë vetëm nga një pikë dhe gjenden në fund të tabelës. Liria e parafundit, ndërsa Istogu i fundit. Gjithsesi do të jetë një ndeshje deri në fund e paqartë sa i përket rezultatit.
Ndeshje Feronikeli-Drenica zhvillohet në orën 14.30, ndërsa Istogu-Liria do të zhvillohet prej orës 16.00.
Në Drenas, derbi drenicas
