LAJMI I FUNDIT:

​NASA zbulon fenomenin vdekjeprurës, gjaku i astronautëve lëviz në drejtim të kundërt

​NASA zbulon fenomenin vdekjeprurës, gjaku i astronautëve lëviz në drejtim të kundërt

NASA ka vërejtur një efekt të çuditshëm gjatë fluturimit në hapësirë. Gjaku i astronautëve mpikset dhe lëviz në drejtim të kundërt.

Ky fenomen i mpiksjes së gjakut në një astronaut ka shkaktuar panik mes mjekëve të NASA-as.


Një astronaut në Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar po kryente ultratinguj në trupin e tij nga disa ekspertë. Të njëjtat teste i kishte bërë edhe në Tokë para së të niseshe në hapësirë dhe rezultatet ishin normale.

Gjatë skanimit të kryer në hapësirë u zbulua se gjaku i tij ishte i mpiksur dhe kjo gjë tronditi shumë mjekët e NASA-s.

Por skanimi i bërë në hapësirë zbuloi një grumbull të gjakut të mpiksur, duke tronditur mjekët Nasa.

“Ne nuk e prisnim këtë. Kjo nuk është raportuar kurrë më parë,” tha shkencëtarja Karina Marshall-Goebel, për The Atlantic.

Astronauti nuk kishte ndonjë simptomë pas mpiksjes së gjakut, por iu dha ilaçe për hollimin e gjakut për pjesën tjetër të udhëtimit në orbitë.

Ky fenomen u shpall një rrezik ri për njerëzit gjatë fluturimit në hapësirë por zbulimet nuk ndalojnë këtu.

Studiuesit e NASA-as vëzhguan venat jugulare të 11 astronautëve duke përdorur ultratinguj dhe në pesë nga ato 11 astronautë, rrjedha e gjakut në venën jugulare ishte ngecur.

Vena jugulare është një nga pjesët më të rëndësishme të trupit. Shkon midis zemrës dhe kokës, duke kulluar gjakun e deoksigjenuar nga truri. Ky proces i “kullimit” është thelbësor për të zvogëluar presionin në tru.

Rrjedha e bllokuar e gjakut në venat është me të vërtetë e rrallë, dhe zakonisht shihet vetëm në këmbë – shpesh pas fluturimeve të gjata me aeroplan. Gjaku i ndenjur është një shqetësim kryesor sepse mund të çojë në mpiksje, e cila mund të shkaktojë probleme më serioze si dëmtimi i mushkërive. Mpiksja serioze mund të jetë fatale.

Edhe më e çuditshme është se gjaku në venën jugulare filloi të lëvizte në drejtim të kundërt (nga zemra drejt kokës) për dy astronautë.

Shkencëtarët e NASA-s e përshkruan këtë si “jashtëzakonisht jonormale”, dhe thanë se gjaku mund të ketë ndryshuar drejtime për shkak të bllokimit. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Interesante
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori