LAJMI I FUNDIT:

​Molliqaj: Nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur

​Molliqaj: Nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur

Sipas deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj, afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin.

“Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook.


Gjithashtu, sipas tij, në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur.

E çlirimi i shtetit, mendon Molliqaj, do të ndodhë vetëm pas një angazhimi gjithëshoqëror për një model të ri qeverisje me drejtim të ndryshëm politik dhe socioekonomik.

Postimi i plotë:

Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin.

Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë.

Në Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur.

E çlirimi i shtetit do të ndodh vetëm pas një angazhimi gjithëshoqëror për një model të ri qeverisje me drejtim të ndryshëm politik dhe socioekonomik. /Telegrafi/