LAJMI I FUNDIT:

​Metodat më të mira të depilimit për çdo pjesë të trupit

​Metodat më të mira të depilimit për çdo pjesë të trupit

Një metodë depilimi nuk është e përshtatshme për çdo pjesë të trupit, ndaj çdo femër duhet të dijë s’i të eliminojë qimet e këmbëve, krahëve, zonës së bikinit apo dhe të fytyrës.

Ekzistojnë  shumë  mjete  dhe  produkte  kozmetike  që  premtojnë  një  lëkurë të  butë pa qime, por këto të fundit varen jo vetëm nga tipi i lëkurës por dhe nga zona ku aplikohet  kremi  i  rrojës, xheli, dylli, strisha, brisku apo makina depilatore.


Bikini: Mënyra më e mirë është prerja e qimeve, pra jo depilimi me rrënjë që realizohet përmes metodave të dhimbshme si depilimi me dyll. Femrat duhet t’i heqin qimet në këtë zonë me brisk apo një makinë prerëse pasi kështu reduktohet dhe numri i qimeve të rritura nën lëkurë.

Sqetullat: Ashtu si lëkura e zonës intime dhe ajo nën krahë është shumë e hollë dhe e ndjeshme.

Dermatologët janë të mendimit se në këtë zonë duhet të përdorni vetëm brisk. Sigurohuni që lëkurën ta hidratoni mirë si para dhe pas depilimit.

Këmbët: Këmbët nuk fshehin asnjë sekret. Lëkura e kësaj zone është e prekur nga dielli, nuk është tejet delikate dhe është në dorën tuaj të zgjidhni cilën  metodë  preferoni. E rëndësishme është që pastrimi i qimeve , heqja e tyre duhet të bëhet në drejtimin e rritjes dhe  nëse  qimet  iu  rriten  nën  lëkurë.