LAJMI I FUNDIT:

​Mercedes CLA Shooting Brake pret gjeneratën e dytë (Foto)

​Mercedes CLA Shooting Brake pret gjeneratën e dytë (Foto)

Prodhuesi gjerman ka filluar renovimin e familjes së vet me makina kompakte me klasën e re A hatchback dhe sedan, si dhe klasën e re B, e cila kishte premierën botërore në tetor, në Panairin e Parisit.

Në mesin e modeleve kompakte me motor të përparmë, të cilat pritet të zëvendësohen, janë edhe coupe dhe versioni Shooting Brake. Falë paparacëve, ne jemi në gjendje të shohim fotografitë e para të prototipit të “kamufluar” të Mercedes CLA Shooting Brake.


Automobili është xhiruar gjatë testimit në Gjermani dhe versioni i prodhimit do të shfaqet në 2019. Mercedes CLA Shooting Brake do të marrë modelet stilistike të klasës së re A, dhe me këtë makinë do të ndajë edhe pjesë të mekanikës dhe motorizimit. /kp/Telegrafi/