LAJMI I FUNDIT:

​Maska natyrale që forcojnë ngjyrën e flokëve të ngjyrosur

​Maska natyrale që forcojnë ngjyrën e flokëve të ngjyrosur

Nëse dëshironi që ngjyra e flokut tuaj të jetë e bukur ditët e para, atëherë duhet të përdorni maska natyrale që riforcojnë ngjyrën.

Maskë me vezë, vaj ulliri dhe mjaltë: 


Në një enë shtoni një vezë, një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë dhe përziejini derisa maska të bëhet homogjene. Më pas njomni flokët me ujë të vakët dhe me anë të një furçe lyeni flokun në të gjithë gjatësinë e tij. Më pas mbështillni kokën me një qese ose peshqir dhe mbajeni për 30 minuta. Kjo maskë forcon flokët dhe u kthen atyre ngjyrën e zbehur.

Maskë me balsam flokësh, mjaltë dhe kanellë: 

Maska e dytë përdoret për çfarëdo lloj floku dhe pas disa aplikimeve do t’u kthejë atyre ngjyrën sikur t’i kishit lyer në parukeri. Në një gotë shtoni 4 lugë çaji kanellë, dy lugë gjelle mjaltë dhe balsam flokësh. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të treten me njërit-tjetrin dhe shtoni masën në një shishe sprucator. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të qëndrojë kështu për rreth 2 deri në 3 orë, pastaj lajini si zakonisht. Floku juaj do të duket më i shëndetshëm se kurrë.