LAJMI I FUNDIT:

​Luftime të ashpra mes trupave turke dhe kurdë në Siri

​Luftime të ashpra mes trupave turke dhe kurdë në Siri

Luftë e ashpër është ndezur sot mes trupave turke dhe forcave kurde në enklavën kurde në Siri.

Siç njofton AP, enklava kurde në pjesën veriperëndimore siriane, është duke u përballur me sulmin e ashpër të forcave turke, të cilët po tentojnë të shuajnë milicinë kurdë, një aleate e SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik.


Përleshjet midis trupave turke dhe luftëtarëve kurdë, kërcënojnë zgjerimin fushës së frontit të ri në luftën siriane, pasi Turqia i është kundërvë aleatit kryesor të Uashingtonit në rajon.

Sulmi i ushtrisë turke filloi të shtunën, duke ngritur tensionet në konfliktin tashmë të komplikuar sirian dhe duke kërcënuar me raportet e mëtejshme mes Turqisë dhe SHBA-ve, të dy aleatë në NATO.

Turqia thotë se synon të krijojë një “zonë të sigurt” të thellë 30 kilometra në Afrin, enklavë e kontrolluar nga kurdët në kufirin e saj.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së caktuar mbledhje për sonte, për të diskutuar situatën në këtë rajon.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake dhe logjistike për një grup të udhëhequr nga kurdët të njohur si Forcat Demokratike të Sirisë, që kryesoi luftën kundër ISIS-it në Siri. Me humbjen e ISIS-it në Siri dhe Irak, Shtetet e Bashkuara thanë se do të krijonte një forcë kufitare prej 30,000 forcash të anëtarëve ekzistues të kurdëve dhe arabëve, për të siguruar që nuk do të kishte kthim të ISIS-it. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori